/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu rus, Vladimir Putin u takuan dje në selinë e OKB-së në Nju Jork, me një shtrëngim duarsh të ftohtë, për të diskutuar për krizën siriane dhe luftën kundër Shtetit Islamik.
Takimi kokë më kokë mes presidentëve amerikan dhe rus, takimi i parë zyrtar që prej më shumë se dy vitesh, u zhvillua në një klimë të tendosur.
Gjatë fjalimeve të tyre respektive në tribunën e OKB, Obama dhe Putin shfaqën mosmarrëveshjet e tyre në kuadër të luftës që ka shkatërruar Sirinë dhe ka shkaktuar tashmë më shumë se 240 000 të vdekur.
Presidenti rus, i cili kërkoi një koalicion të gjerë antiterrotist për të luftuar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik, e gjykoi të nevojshme për të mbështetur presidentin sirian Bachar al-Assad.
Obama, dënoi logjikën që konsistonte në mbështetjen e një "tirani" që masakron fëmijët e pafajshëm nën pretekstin se alternativa do të ishte më e rëndë.