"Vendimi i Vuçiç tregon vendosmërinë e tij në proçesin e pajtimit në rajon si edhe vendosmërinë e Serbisë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë së bashku me fqinjët e saj”, shkruan Ambasada Amerikane në një njoftim për shtyp.Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç u shpreh i gatshëm për të shkuar në Srebrenicë më 11 korrik për të bërë homazhe për viktimat e pafajshme të masakrës më të rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore, që drejtësia ndërkombëtare e cilëson si gjenocid.
“Jam i gatshëm të përulem dhe të bëj homazhe për viktimat e pafajshme të Srebrenicës në Bosnjen Lindore, masakruar nga forcat serbo-boshnjake në korrik të vitit 1995”,- deklaroi Vuçiç në një konferencë shtypi.
Vuçiç nuk do të jetë zyrtari i parë i lartë serb që viziton në Srebrenicë pasi në vitin 2010, presidenti serb i asaj kohe, proevropiani Boris Tadiç zhvilloi një vizitë në Srebrenicë për të bërë homazhe për rreth 8 000 burrat dhe djemtë myslimanë të vrarë pak para fundit të luftës ndërkomunitare në vitet 1992-1995.
“Ne, serbët, duhet më shumë se të gjithë popujt e tjerë të tregojmë se ne respektojmë dhimbjen dhe vuajtjen e të tjerëve dhe të tregojmë mirëkuptim për urrejtjen që kanë për ne ata që kanë kaluar ferrin në Srebrenicë”,- shtoi Vuçiç.
Redaksia online
(S,M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com