SHBA – Kanë lindur binjakët e parë panda që prej vitit 1987 në një kopësht zoologjik në Atlanta. Këlyshi i parë lindi në orën 06:21 minuta kurse i dyti vetëm dy minuta më vonë.
Punëtorët e kopshtit zoologjik u çuditën kur panë që panda lindi dy binjakë, pasi ata nuk e kishin parashikuar një gjë të tillë. Nga ultratingujt që i kishin bërë pandës, shfaqej vetëm një këlysh. Punonjësit e kopshtit zoologjik ishin në gjendje festive pas këtij lajmi.

Gëzimin nuk e ka fshehur edhe zëdhënësi i këtij kopshti. “Ky është një sukses i madh. Ne ndajmë gëzimin tonë me komunitetin lokal. Binjakët janë diçka krejt e re për ne. Do të punojmë për të mbrojtur këto specie të rralla”, tha zëdhënësi i kopshtit zoologjik në Atlanta. Lajmin e ka bërë të ditur vetë koshti zoologjik në faqen e saj në internet.
/Shqiptarja.com