UASHINGTON - Ekonomia e SHBA-së  ka regjistruar rritje në tremujorin e tretë në nivelin më të lartë që prej 11 vitesh, sipas vlerësimit të tretë nga Departamenti amerikan të Tregtisë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) amerikan u rrit me pesë për qind në ritëm vjetor nga muaji korrik deri në muajin shtator, gjë që përfaqëson një rishikim në rritje me 1,1 pikë nga për qind në raport me vlerësimin e dytë (3,9 për qind). Ky është ritmi i rritjes më të madhe që prej tremujorit të tretë të vitit 2003.

Analistët janë befasuar nga kjo shifër , ndërkohë që prisnin një rishikim në rritje në 4,3 për qind.

Në tremujorin e tretë, fuqia e ekonomisë së parë botërore është përshpejtuar duke regjistruar një nivel më të mirë se tremujorin e mëparshëm./ATSH/