UASHINGTON- Pentagoni theksoi sot se nuk mund të konfirmonte informacionet sipas të cilave kreu i grupit të Shtetit Islamik kishte vdekur pas një sulmi ajror, por shtoi se drejtues të tjerë të një rangu më të ulët në organizatë mund të ishin prekur.
Këto propozime u bënë pas një fundjave zërash dhe informacionesh kontradiktore sipas të cilave shefi i vetëshpallur u grupit të Shtetit Islamik, Abou Bakr al-Baghdadi, ishte plagosur, ishte parë i vrarë, në sulmet e koalicionit që shënjestruan të premten drejtuesit e organizatës.
"Ka shumë informacione kontradiktore për fatin e Bagdadit. Por më i rëndësishmi, sipas nesh është që ne nuk mund të konfirmojmë gjendjen aktuale të tij", deklaroi një zëdhënës i Pentagonit, koloneli Steven Warren.
Pentagoni konfirmoi se goditjet ajrore kishin prekur disa drejtues të Shtetit Islamik në qytetin e Mosulit, në veri të Irakut duke shtuar zërat për vdekjen e Baghdadit./ATSH/
/Shqiptarja.com