KOMBET E BASHKUARA(SHBA), 3 janar /ATSH-AFP/ - Përfaqësuesi palestinez në OKB paraqiti në Kombet e Bashkuara kërkesën për anëtarësimin e palestinezëve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i cili duhet të informojë shtetet anëtare të Gykatës Penale Ndërkombëtare për kërkesën palestineze në 60 ditë.
Një anëtarësim në këtë gjykatë do tu mundësojë palestinezëve të angazhohen në veprime ligjore kundër drejtuesve palestinezë./ /ec/