SHBA, peticione online në
kundërshtim të komunitetit LGBT

Këshilli për kërkimet familjare, ka një projekt të ri që me siguri do të inatosë shumë njerëz.
 
Grupi që synon të rrisë besimin dhe lirinë e politikave publike ka prezantuar një Website të ri në të cilin flitet kundër personave të komunitetit LGBT.
 
Websajti i quajtur “Të lirë për të besuar” rrëfen histori me profile të karaktereve të ndryshme, të cilat sipas organizatorëve  tregojnë se çdo të thotë dhe sa kushton të jetosh me atë që beson se je.
 
Një kundërshtim i fortë i të drejtave të komunitetit LGBT duket se karakterizon të gjitha historitë në këtë websajt.
 
Ajo që ka acaruar më së shumti debatet publike është një peticion që gjendet në këtë websajt, përmes të cilit kërkohet bashkim për lirinë e të besuarit dhe jetuarit sipas besimeve që njeriu ka.
 
Sipas Huffington Post, peticioni është firmosur në ditët e para të lançimit nga vetëm 210 njerëz në rrjetin online dhe ai është një shenjë e qartë e diskriminimit për anëtarët e komunitetit LGBT.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale

Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale