SHBA, piloti humb kontrollin, helikopteri përplaset në majë të ndërtesës në Nju Jork, një i vdekur (VIDEO)

Një person ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në majë të një ndërtese 54-katëshe në Manhattan, Nju Jork. Helikopteri brenda të cilit ndodhej vetëm piloti, i cili humbi jetën nga përplasja, u rrëzua në tarracën e ndërtesës shumëkatëshe.

Nga raportimet e para dyshohet se piloti mund të ketë humbur kontrollin ndërsa mund të kenë ndikuar edhe kushtet atmosferike pasi zonë kishte stuhi.

Helikopteri privat u rrëzua 11 minuta pas ngritjes nga një pistë pranë. Nga përplasja në tarracën e ndërtesës 54 katëshe pati edhe një zjarr për disa minuta që u shua nga zjarrfikësit.

Policia ka nisur hetimet me agjencitë e sigurisë pasi helikopteri ka kaluar në një zonë ku duhej leje për të fluturuar për shkak të pranisë së kullës "Trump".

Nga hetimet paraprake nuk rezulton të ketë qenë një akt i qëllimshëm ndërsa hetimet do vijojnë.

Në videon mësipër duket momenti teksa helikopteri kalon përmes zonës ku shikueshmëria është e ulët për shkak të motit ndërsa piloti ka humbur kontrollin. 

 


Personat që ndodheshin brenda ndërtesës duke u evaukuar. 
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq