TIRANË - Shumë prej firmave të njohura nuk kanë përfaqësues-importues ekskluziv në vendin tonë, por kjo nuk ka penguar që në tregun shqiptar të gjenden me shumicë mallra, kryesisht veshje por jo vetëm, që tregtohen nën emrin e tyre. Gjatë konferencës Institucionet e mbikqyrjes së tregut në kuadër të pronësisë intelektuale zv. ambasadori amerikan Henry Jardine ka deklaruar se në Shqipëri ka 75 % të piraterisë intelektale .
“75% është pirateria intelektuale në Shqipëri ndërkohë që edhe disa institucione kanë rënë pre e piratereisë. Qeveria duhet të marrë të gjitha masat që të gjithë kompjuterat që përdorin të jenë të licensuar. Ne duam që ligji për autorisinë në Shqipëri të përputhet me atë të BE vetwm kwshtu do tw ece pwrpara vendi.”- u shpreh zv. ambasadori i SHBA Henry Jardine.
Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë nga funksionimi Inspektoriati i Tregut, çka sipas Zevendësministres së Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali, do të rrisë konkurrencën, por do të mbrojë dhe konsumatorin.
Jemi duke ndërmarrë reforma administrative të rëndësishme si ngritja e strukturave për mbikëqyrjen e tregut, kryesisht për produktet jo ushqimore ku një rëndësi të veçantë ka pronësia intelektuale. Komuniteti Ndërkombëtar po sfidohet nga pirateria dhe kjo e fundit, ndihmohet sot nga lehtësitë me të cilën prodhohen vepra të mbrojtura nga ligjet në kohën tonë digjitale”- tha Paskali.
Por edhe pse ekzistojnë një sërë institucionesh dhe struktura për mbrojtjen e të drejtës së pronësisë intelektuale përsëri tregu shqiptar është i mbushur me produkte vendase apo të importuara false, ku të fituar dalin tregtarët dhe të humbur gjithmonë konsumatorët.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO