SHBA: Platforma serbe nuk
ndihmon dialogun me Kosovën

SHBA: Platforma serbe nuk <br />ndihmon dialogun me Kosovën
SHBA - Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ende nuk është deklaruar lidhur me rezolutën dhe platformën politike serbe për Kosovën të miratuar nga Kuvendi i Serbisë. Ndërkohë një burim i Departamentit të Shtetit tha për RTK-në se ajo jo vetëm që nuk ndihmon raportet, “por platforma do të pengojë dhe dëmtojë dialogun në nivelin e lartë politik”.

Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar fuqimisht në mbështetje të dialogut që po zhvillohet në Bruksel nën kujdesin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton. Analistë të tjerë amerikanë kanë deklaruar se rezoluta dhe platforma serbe në formën e miratuar “përpiqet të ruajë tendencën e sovranitetit formal në gjithë territorin e Kosovës”, ndërsa ka për qëllim “të krijojë një sistem ku serbët e Kosovës do të qeveriseshin ndaras”.

Platforma serbe është quajtur një “ëndërr e Millosheviçit”, duke aluduar tërthorazi se në politikën serbe asgjë nuk ka ndryshuar nga ideologjia diktatoriale dhe shoviniste e kriminelit serb, ideologji që çoi në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë dhe nisjen e luftërave me sllovenët, kroatët, myslimanët e Bosnjës dhe me shqiptarët.

Profesori në universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Sereer ditë më parë deklaroi se me një qëndrim dhe platformë të tillë provokohen dhe “janë të mundshme edhe konfliktet e armatosura”.

Marrë nga RTK
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit