Një shqiptarë 21-vjeç është qëlluar tre herë duke mbetur i vrarë ditën e martë në Filadelfia (Philadelphia) të SHBA-së. Sipas medieve të huaj ngjarja ka ndodhur pran universitetit “Drexel”, ku viktimë ka mbetur i riu shqiptarë i identifikuar si Merlos Mukaj.

Ai  ka qenë duke debatuar me të dashurën e tij, kur është qëlluar tre herë nga një 24-vjeçar i identifikuar si Joseph Howanski.

Në momentin e dabatit, Howanski i është afruar djaloshit shqiptarë duke i kërkuar të mos sillej në atë mënyrë me një femër.

Dy të rinjtë filluan më pas të debatonin me njëri-tjetrin, duke degjeneruar edhe në sherr, dhe në një moment 24-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar të riun shqiptarë. Mukaj ndërroi jetë disa minuta më vonë në spitalin e zonës.

Autori u arrestua nga policia, por autoritetet po shqyrtojnë nëse duhet të ngrenë akuza për të, pasi sipas tyre shqiptari e ka sulmuar fizikisht përpara se Howanski ta qëllonte për vdekje. Mukaj jetonte nw Filadelfia, ku studionte shkenca kompjuterike.

vrasesi shba
  (Joseph Howanski i dyshuar autorë i vrasjes së Merlos Mukaj)

 

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com