SHBA, polemika mbi procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump

SHBA, polemika mbi procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve premtuan veprime të shpejta të mërkurën në hetimin tashmë të zyrtarizuar për shkarkimin e Presidentit amerikan Donald Trump. Por republikanët në kongres thanë se publikimi nga Shtëpia e Bardhë i përmbajtjes së telefonatës së

Presidentit Trump me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy zbuloi motivet politike të hetimit për shkarkimin e Presidentit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton mbi hapat e ardhshëm në hetimin mbi procesin e shkarkimit të Presidentit nga kongresi.

Një shumicë e thjeshtë në Dhomën e Përfaqësuesve tani mbështet fillimin e procedurave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

"Mendoj se ky incident i veçantë na çon në një nivel tjetër, sepse po ndodh në kohë reale. Amerikanët mund të shohin saktësisht se çfarë po ndodh, dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën. Unë mendoj se njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo është një çështje e përgjithshme e sigurisë kombëtare me të gjitha vendet me të cilat kemi marrëdhënie", thotë ligjvënësja demokrate Pramila Jaypal.

Gjashtë komisione të Dhomës së Përfaqësuesve janë duke punuar në këtë hetim dhe ato mund të dërgojnë argumentet e tyre më të forta te Kryetari i komisionit të drejtësisë, Jerry Nadler, i cili më pas mund të rekomandojë një votim të plotë në Dhomën e Përfaqësuesve për artikujt e shkarkimit të Presidentit.

“Sigurisht që deri në fund të vitit. Ashtu si kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, edhe ai ka thënë se ky duhet të jetë një proces i shpejtë. Vendi dëshiron që ne të marrim masa në këtë drejtim", tha ligjvënësi demokrat Ro Khanna.

Njoftimi i zonjës Pelosi nxiti reagimin e Presidentit Trump.

"Sipas mendimit tim, për fat të keq Nancy Pelosi nuk është më Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve", tha Presidenti Trump.

Publikimi nga Shtëpia e Bardhë i përmbajtjes së telefonatës mes Presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas Zelenskiy e ka ndarë në vija partiake kongresin amerikan.

"Nëse jeni në kërkim të një rrethane, në të cilën Presidenti i Shteteve të Bashkuara kërcënoi Ukrainën me ndërprerje të ndihmës nëse nuk hetohej kundërshtari i tij politik, atëherë ju do të jeni tepër të zhgënjyer. Kjo nuk ekziston. Prandaj, nga këndvështrimi im është çmenduri të fillosh procesin e shkarkimit të një presidenti bazuar në një telefonatë si kjo", tha senatori republikan Lindsay Graham.

Por kreu i njërit prej komisioneve të Dhomës së Përfaqësuseve që po heton këtë çështje tha se qëllimi i telefonatës ishte i qartë.

"Përmbajtja e telefonatës reflekton një trajtim klasik mafioz të një udhëheqësi të huaj. Ajo reflekton një president të Ukrainës i cili ishte i

dëshpëruar për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, për mbështetje ushtarake për të ndihmuar atë vend që është në luftë me Rusinë e Putinit."

Ligjvënësi Schiff kryesoi sot një seancë dëgjimore me drejtorin në detyrë të Inteligjencës Kombëtare, Joseph Maguire për të shqyrtuar vonesën e administratës në dorëzimin në kongres të ankesës së një informatori mbi telefonatën Trump-Zelenskiy.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)