Një oficer policie në Karolinën Jugore është akuzuar për vrasjen e një burri me ngjyrë të paarmatosur pas publikimit një video të ngjarjes. Hetuesit arrestuan policin Michael Slager pas publikimit të videos së vrasjes, ku burri me ngjyrë duket teksa largohet me vrap prej tij, pasi ishte ndaluar për një dritë të thyer në pjesën e pasme të makinës. Autoritet thanë se viktima Ëalter Scott ishte vrarë pasi oficeri policisë e kishte qëlluar më parë me një pistoletë paralizuese. 

Departamenti amerikan do të nisë menjëherë hetimet mbi policin e North Charleston. 

Oficerët policorë në SHBA godasin aksidentalisht dhe vrasin qindra persona në vit, por vetëm një pjesë e vogël e tyre përballet me akuza kriminale. Që prej vitit të shkuar ata janë akuzuar për sjellje e vrasje racore pas disa rasteve të përsëritura të personave më ngjyrë të paarmatosur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)