Shtepia e Bardhe.
SHBA, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Shtëpia e Bardhë i kërkoi sot senatit amerikan të konfirmojë sa më shpejt emërimin e John Tefft, zgjedhur nga presidenti amerikan, Barack Obama për të drejtuar ambasadën amerikane në Rusi, ndërkohë që dhjetëra poste të tjera në botë mbeten vakante.
Presidenti amerikan, Barack Obama emëroi dje John Tefft, diplomat i njohur dhe eskpert i Evropës Lindore, në postin e ambasadorit amerikan në Moskë, vend vakant që prej dorëheqjes së Michael McFaul në muajin shkurt, ndërkohë që tensionet me Kremlinin janë shumë të larta.
John Tefft ka qenë ambasador në Ukrainë (2009-2013) dhe në Gjeorgji (2005-2009) dhe numri dy i ambasadës së Rusisë nga vitit 1996 deri në vitin 1999./
/ec/