Trump është i njohur për një politikë agresive ndaj medieve që prej marrjes së presidencës të SHBA- së por edhe gjatë fushatës së tij elektorale. Ai gjithashtu ka ironizuar shpesh herë kritikat e medieve ndaj administratës së tij si lajme të rreme.
“Të hënën në orën 17:00 do të shpallet çmimi për median më të pandershme dhe të korruptuar të vitit. Çmimi do të përfshijë raportimet e rreme të medias. Na ndiqni!”, shkroi Trump në Twitter.

Më herët Trump i ka cilësuar si lajme të rreme raportimet e medieve mbi pjesëmarrjen në inaugurimin e presidencës së tij, vonesa për të dënuar aktet e dhunshme në Charlottesville si dhe hetimet lidhur me Robert Mueller mbi ndërhyrjet e pretenduara ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
