Gjithashtu në këtë takim ka qenë e pranishme edhe zonja e parë Odeta Nishani. Sipas një publikimi në faqen e Facebook-ut të ambasadës amerikane por edhe nga faqja zyrtare online e Presidentit, De Niro u shpreh mjaft i interesuar për zhvillimet në Shqipëri, si dhe iu përgjigj pozitivisht ftesës së Z.Nishani për të vizituar Shqipërinë.
“U ndieva i nderuar që takova Presidentin dhe do të shkoj në Shqipëri. Vetëm se do të më duhet të caktoj një kohë të përshtatshme, sepse dëshiroj shumë që të shkoj dhe të vizitoj Shqipërinë,”- ka thënë De Niro gjatë një prononcimi.
Gjithashtu aktori ka shprehur interes për ecurinë në fushën e kinematografisë shqiptare.
(xh.k/shqiptarja.com)