SHBA, presidentja kroate takon Thaçin dhe del kundër korrigjimit të kufijve: Janë gdhendur në gurë!
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, gjatë takimit me Thaçin në New York, i ka kujtuar Thaçit “parimin e Komisionit të Badinterit që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentja kroate, Kitaroviç
Kundër idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”, tashmë ka dalë edhe Kroacia. Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, gjatë takimit me Thaçin në New York, i ka kujtuar këtij të fundit “parimin e Komisionit të Badinterit që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gurë”.
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ideja për korrigjimin e kufijve ishin temë diskutimi në takimin mes Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviçdhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. E Kitarovic gjatë këtij takimi i ka kujtuar edhe një herë presidentit Thaçi ne New York, parimin e mosndryshimit të kufijve.
Ishte interesante të flisja me presidentin e Kosovës, Thaçin, për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për temën që po dëgjohet së fundmi rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve. Këtu, ne jemi shumë të kujdesshëm dhe i kam treguar argumentet dhe qëndrimet tona si dhe faktin e parimit të Komisionit të Badinterit që kufijtë e ish-Jugosllavisë duhet të mbeten të gdhendura në gurë.
Grabar-Kitaroviç, presidente e Kroacisë
Sipas agjencisë kroate të lajmeve, Hina, thekson se Grabar-Kitaroviçm është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me të cilin “ka ndarë shqetësimin rreth situatës në Evropën Juglindore në lidhje me proceset e rëndësishme që do të pasojnë brenda një kohe të shkurtër”.
“Ishte një takim shumë produktiv. Vlerësoj faktin se ai në këto ditë do të ketë 128 takime dhe jemi pajtuar se do të vazhdojmë dialogun. Ndamë shqetësimet për gjendjen në Evropën Juglindore, proceset që do të hapen në të ardhmen, duke filluar nga zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë dhe faktin se nuk ka ndryshuar ligji i zgjedhjeve, nëpërmjet bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës, deri në pritjen e rezultateve të referendumit të Maqedonisë për emrin e shtetit”, ka thënë Grabar-Kitaroviç./koha.net/
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.7%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
37.5%
Vota total: 24
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Thaçi në burg, Rama-Kosovës: S’bëtë asgjë për padrejtësinë në Hagë! Kërkoni verifikim për standardet e gjykimit, gati ta miratojmë edhe ne rezolutën
20 Dhjetor, 12:26
-
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
20 Dhjetor, 10:02
-
Prokuroria Speciale synon të thërrasë 3 dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe 4 të tjerëve
17 Dhjetor, 16:34
-
‘Studio Live’/ Eksperti Krisafi për Kosovën: Thirrja e Kurtit në Prokurori s’ndryshon asgjë, Thaçi e të tjerët do dalin të pafajshëm, qëllim heqja e tyre nga skena!
13 Dhjetor, 19:11
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor, 19:29
-
Kosovë/ Thaçi nuk deklarohet për aktakuzën e re: S’jam pjesë e garës elektorale, nuk paraqes rrezik për askënd
8 Dhjetor, 11:00
-
Akuza të reja ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë
6 Dhjetor, 20:15
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor, 11:31
-
Ish luftëtari i UÇK në Hagë, deklarata të forta për Thaçin: Njeri i rrezikshëm
23 Tetor, 12:27
-
Pacolli viziton Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi
20 Tetor, 18:19
-
Gjyqi në Hagë, mbrojtja e Thaçit kërkon fonde shtesë! Letra për Albin Kurtin, Konjufcën e ministren e Drejtësisë
22 Gusht, 22:50
-
'Mungesa e financave do shtynte procesin me 6 muaj!' Thaçi po 'braktiset' nga avokatët në Hagë, ekipi i ish-presidentit i kërkon Qeverisë fonde shtesë
22 Gusht, 19:18