SHBA- Një 17-vjeçare shqiptare në SHBA rrezikon të paktën 3 vite burg pasi i ka vënë flakën shtëpisë së saj ndërsa prindërit po flinin.
Sipas prokurorit, A.L nuk donte të martohej me një burrë të zgjedhur nga familja e saj. 17-vjeçarja, studente në Holt High School,ka pranoi fajin para trupit gjykues ndërsa akuzohet për zjarrvënie me dashje, krim që dënohet deri me 20 vjet burgim.
Sipas prokurorit të çështjes duke qenë se Arlinda Latifi ka pranuar krimin mund të dënohet vetëm me tre vjet liri me kusht, me rrezikun për t’u dërguar në një institut rehabilitimi për të rinjtë nëse kryen sërish veprime të paligjshme.
Incidenti ka ndodhur që në 30 maj të këtij viti, në shtëpinë që shqiptarja ndan me të ëmën dhe babain në qytetin Holt të Miçiganit.
Ajo tha para gjykatës se ishte tmerruar nga ideja që e kishin fejuar me një burrë në Shqipëri të cilin e kishin zgjedhur të tjerët për të.
“Prindërit ishin mjaft të lumtur, por unë nuk doja të fejohesha”, tha e reja para trupit gjykues. 17-vjeçarja tha se kishte hedhur benzinë në dhomën e saj të gjumit, në korridor dhe në tualet e më pas i kishte vënë flakën me shkrepëse.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com