SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete

SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete

Jack Smith dhe Donald Trump

Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi federal të hënën të pushojë çështjen ndaj ish-Presidenti Donald Trump nën akuzën për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Zoti Smith tha se vendimi i tij bazohet në një praktikë të hershme të Departamentit të Drejtësisë për të mos ngritur padi penale ndaj presidentëve në kohën që ata janë duke ushtruar detyrën.

Ky vendim shënon fundin e një përpjekjeje historike të Departamentit të Drejtësisë për ta mbajtur përgjegjës zotin Trump, për atë që prokurorët e quajnë komplot për të mos u larguar nga pushteti, që kulmoi me sulmin e mbështetësve të tij ndaj ndërtesës së Kongresit më 6 janar të vitit 2021.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë prokurorët shprehen se sipas Departamentit të Drejtësisë "Kushtetuta kërkon që kjo çështje të pushohet përpara se i pandehuri të fillojë detyrën".

Ky ishte një vendim i pritshëm pasi ekipi i zotit Smith kishte filluar shqyrtimin e alternativave se si t’i pushonte dy aktpaditë që kishte ngritur ndaj zoti Trump, atë për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020 si dhe atë të dokumenteve të klasifikuara që iu gjetën në shtëpi pas largimit nga detyra.

Por sot një orë më vonë, depozitoi tek gjykatësi federal kërkesën për pushimin e çështjes ndaj ish-Presidentit Donald Trump për zotërim të paligjshëm të dokumenteve sekrete./ VOA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

1732569726_1x13.jpg

Donald Trump

Presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka cilësuar rrëmbim politik periudhën kur përballej me çështjet penale të ngritura ndaj tij.

Republikani 78-vjeçar pretendon se më shumë se 100 milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar në luftën e Partisë Demokratike kundër tij. 

"Ishte një rrëmbim politik dhe një moment i ulët në historinë e vendit tonë që diçka e tillë mund të kishte ndodhur. Megjithatë, unë qëndrova i vendosur, kundër të gjitha gjasave, dhe FITOVA. TA BËJMË AMERIKËN SËRISH TË MADHE! Këto çështje, ashtu si të gjitha të tjerat që jam detyruar të përballem, janë bosh dhe të paligjshme, dhe nuk do duhej të ishin ngritur kurrë. Më shumë se 100 milionë dollarë të taksapaguesve janë shpërdoruar në luftën e Partisë Demokratike kundër kundërshtarit të tyre politik, MUA. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin tonë. Ata gjithashtu kanë përdorur prokurorë shtetërorë dhe prokurorë të qarkut, si Fani Willis dhe i dashuri i saj, Nathan Wade (i cili nuk kishte absolutisht asnjë përvojë në çështje të tilla, por u pagua me MILIONA, mjaftueshëm për të bërë udhëtime dhe lundrime të shumta anembanë globit!), Letitia James, e cila në mënyrë të papërshtatshme, joetike dhe ndoshta të paligjshme, bëri fushatë me premtimin “TA KAPIM TRUMP” për të fituar zyrën politike, dhe Alvin Bragg, i cili vetë nuk donte të ngrinte këtë çështje kundër meje, por u detyrua ta bënte këtë nga Departamenti i Drejtësisë dhe Partia Demokratike", shkruan Trump në rrjetin social 'Truth Social". 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ish gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Ish gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja