Mijëra protestues dolën në rrugët e Uashingtonit për të kërkuar një armëpushim në Gaza dhe kundërshtuan ashpër mbështetjen e siguruar për Izraelin nga presidenti Joe Biden, i përcaktuar në sloganet si "Genocidi Joe".
Demonstrata, gjatë së cilës pjesëmarrësit valëvitën flamujt palestinezë, ishte më e madhja e mbajtur në Uashington që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas më 7 tetor.
"Palestinë e lirë, e lirë" dhe "Një fund i menjëhershëm rrethimit të Gazës", bërtitën demonstruesit, të cilët synonin presidentin duke brohoritur "Biden, Biden nuk mund të fshihesh, ti nënshkrove gjenocidin" dhe "Ne themi jo, gjenocidi Joe".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ndërpriten sërish komunikimet telefonike dhe interneti në Gaza! Ushtria izraelite: E kemi rrethuar, brenda 48 orëve do fillojmë të hyjmë në qytet










