SHBA, Rama takon Riker:
Nxisim integrimin e vendit

SHBA, Rama takon Riker: <br />Nxisim integrimin e vendit
WASHINGTON – Lideri socialist Edi Rama është pritur sot në Departamentit Amerikan të Shtetit nga zv/sekretari Filip Riker me të cilin zhvilloi edhe një “takim shumë pozitiv”. “Diskutimi ishte miqësor dhe i hapur” ka thënë Rama.

“Takimi me Riker është një tjetër gur themeli në murin e miqësisë, bashkëpunimit, komunikimit për të çuar përpara proçeset integruese të Shqiëprisë, që kanë të bëjnë me demokratizimin e mëtejshëm të vendit”, u shpreh lideri socialit. “Ndjehemi jo vetëm të kënaqur por edhe të frymëzuar nga ky takim”, theksoi Rama.

Më pas kreu i socialistëve ka vazhduar vizitën e tij në SHBA duke u spostuar në Kongresin amerikan, ku dhe takoi në një “bisedë miqësore” kongresmenët Engell dhe Peters. Me ta “folëm për programin tonë të rid he gjendjen në Shqipëri, përgjithësisht”, tregoi Rama përmes një mesazhi në Twitter.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG