SHBA, Robert O'Brien emërohet këshilltar i Sigurisë Kombëtare

SHBA, Robert O'Brien emërohet këshilltar i Sigurisë Kombëtare

Presidenti i SHBA Donald Trump emëroi të mërkurën negociatorin Robert O'Brien si këshilltar të sigurisë kombëtare.

Presidenti Trump e bëri njoftimin në Twitter, menjëherë pasi shpalli se do të rrisë në mënyrë të ndjeshme sanksionet kundër Iranit.

O'brien zëvendëson John Bolton i cili dha dorëheqjen nga ky post javën e kaluar.

Shkarkimi i Bolton, nuk ishte i befasishëm për shumë zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë. Ai disa herë ka qenë në kundërshtim me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, një nga besnikët kryesorë të Presidentit. 

Ka pasur gjithashtu shenja se Bolton, i vlerësuar si i linjës së ashpër në çështjet e sigurisë, ka patur divergjenca me presidentin në politikën për Iranin dhe Korenë e Veriut.

Kush është Robert O'Brien?

O'Brien është i diplomuar në Shkollën e Drejtësisë Boalt Hall në Shtetet e Bashkuara.

O'Brien është i dërguar presidencial për çështjet e pengjeve jashtë vendit në Departamentin e Shtetit dhe ka një karrierë të gjatë në qarqet republikane të politikës së jashtme.

O'Brien më parë mbante postin e bashkë-presidentit për Partneritetin publik-privat pranë Departamentit të Shtetit.

Ai është partneri themelues i Larson O’Brien LLP në Los Angeles, një firmë gjyqësore e njohur në shkallë vendi. Praktika e tij juridike përqendrohet në proceset gjyqësore komplekse dhe arbitrazhin ndërkombëtar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025