UASHINGTON - Ushtria amerikane ndërmori 15 sulme ajrore kundër pozicioneve të Shtetit Islamik (EI) në mjediset e digës strategjike të Mosulit, qyteti i dytë i Irakut, njoftoi sot ushtria amerikane.
"Goditjet ajrore kanë shkatërruar nëntë pozicione të luftimeve të kryengritësve, një pikë kontrolli, gjashtë automjete dhe një autoblind", theksoi komanda rajonale (Centcom) në një komunikatë./ATSH/