Vetëm disa orë pasi i thanë “po” martesës me njëri-tjetrin, dy të rinj humbin jetën tragjikisht. Çifti i sapomartuar amerikan janë ndarë nga jeta, pasi helikopteri në të cilin po udhëtonin u rrëzua ditën e martesës në zonën e Uvalde, në Teksas.
Menjëherë pas ceremonisë martesore ku u argëtuan pa fund me miqtë e të afërmit, çifti amerikan kishte marrë një helikopter. Ai do t’i çonte në San Antonio, ku ata të kalonin natën e parë të martesës. Por helikopteri ku ndodhej Uill Bajler dhe Beili Akermen u përplas dhe fatkeqësisht ata humbën jetën. Në aksident humbi jetën dhe piloti që drejtonte helikopterin. Aksidenti tragjik ndodhi disa kilometra larg fermës familjare të tyre. Nuk dihen ende, por bëhet e ditur se policia po heton për të zbuluar shkaqet e aksidentit.