“Ne presim që autoritetet serbe të sjellin para drejtësisë të gjithë individët të të gjitha niveleve të cilët janë përgjegjës për vdekjen e tyre. Ky mbetet një prioritet i lartë ne axhendën tonë bilateriale me Serbinë” është shprehur zëdhënësja e DASH Viktoria Nuland.
Gjykata e Lartë në Beograd liroi të mërkurën Sreten Popoviç dhe Milosh Stojanoviç të dy të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bytyci në fshatin Petrovo Selo në vitin 1999.
"SHBA mbetet thellësisht e shqetësuar që deri sot asnjë individ nuk është dënuar për vrasjen në vitin 1999 të vëllezërve Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyci. Ata u ndaluan pa një proces të rregullt nga autoritetet serbe dhe u ekzekutuan pa asnjë vendim” thuhet ne reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Tre vëllezërit Bytyvi u kapën nga serbët dhe u ekzekutuan pa gjyq në vitin 1999 në përpjekje për të shpëtuar jetën e një familje rome nga Kosova. Në 8 korrik të atij viti vëllezërit u cuan në një qendër policore serbe dhe një ditë më vonë u vranë nga forcat e policisë serbe.
Eshtrat e vëllezërve Bytyçi u gjendën në një varr masiv në Petrovo Selo në vitin 2001. Dhoma për krime lufte e Gjykatës së Lartë në Beograd shfajësoi të mërkurën dy të dyshuarit Sreten Popovicin dhe Millos Stojanovicin, nga akuzat se kanë ndihmuar në vrasjen e vëllezërve Bytyçi.
(ns/shqiptarja.com)
