Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar thirrjeve për Serbinë, që t’i përmirësojë raportet me Kosovën, pasi Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se kjo çështje mund të jetë pengesë e madhe në rrugën e Serbisë për në BE.

Mesazhi ynë për qeverinë e Serbisë ishte që ne dëshirojmë të punojmë me presidentin e ri dhe ne dëshirojmë të shohim që Serbia të vazhdoj rrugën e integrimit, të jetë në paqe me Kosovën dhe të punoj për çështjet e mbetura, që ata i kanë së bashku”, tha mbrëmë zëdhënësja e departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland.
/rg/shqiptarja.com/