NEW YORK - Ka shkuar në 7 numri i të vdekurve nga shpërthimi në lagjen e Bronksit në Manhattan të New Yorku-t, ku u rrëzuan 2 pallate 5 katëshe, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.
Sipas autoriteteve, 22 persona ishin shtruar në spital të plagosur nga shpërthimi, por sipas televizionit ABC News, numri i të plagosurve nëpër spitale shkon në 64, ku 7 prej të cilëve janë fëmijë.
Skuadrat e shpëtimit dhe zjarrfikësit kërkuan gjatë gjithë natës për viktima nën rrënojat e pallateve. Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve, Michael Parrella tha se 9 persona janë shpallur të humbur.
Kryebashkiaku i New York City-t, Bill de Blasio tha në një deklaratë për mediat se rrjedhja e gazit i ishte raportuar kompanisë përgjegjëse, 15 minuta para shpërthimit, i cili ndodhi në orën 09:30 të së mërkurës.
Operacionet e kërkimit për personat e humbur ende vazhdojnë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com