SHBA- Ishte pak pas orës 7 të mëngjesit, në fundjavë, kur ky tren u përmbys dhe solli vdekjen e 4 personave e plagosjen e 63 të tjerëve, në Bronks, Poughkeepsie, në Line Hudson.

Shqiptari Denny Smajlaj është dëshmitar i dorës së parë, pasi të dielën ishte vetëm në apartamentin e tij, në Bronks. Ai ka dëgjuar ulërimën e trenit, në mëngjes herët, vetëm se ishte e ndryshme kjo zhurmë poshtë apartamentit të tij në 2475 Paliase Ave. "Ishte zhurma e trenit që nuk ishte si zakonisht, pasi këtë herë diçka ishte e gabuar.

Ju mund ta shihni se ky është një vend i bukur,"-thotë Denny Smajlaj, "kryesisht për shkak të lumit, por kur pashë trenin që kishte dalë papritmas nga shinat, kjo ishte e tmerrshme“. Nëna e tij ishte në apartamentin përballë, në dritare e parë, duke thirrur djalin me fjalët “Një tren ra poshtë”. Smajlaj ishte në tarracën e pasme të ndërtesës së tij, kur doli të kërkonte për të mbijetuar në vendngjarje. Smajlaj dhe nëna e tij dëgjuan zhurmën e helikopterëve lart në qiellin mbi Bronks, që erdhën për këtë aksident, më të rëndin në 20 vitet e fundit.

Bilanci ishte tragjik, pasi dalja e trenit nga shinat kishte shkaktuar 4 të vdekur dhe 63 të plagosur, ku 11 janë më rëndë. Nga hetimet ende nuk dihet nëse treni ishte duke ecur më shpejt se shpejtësia që është dashur ta marrë atë kthesë, nëpërmjet asaj kurbe, e cila është 30 mph. Nuk dihet nëse kishte defekt në sistemin e frenimit, por policia është duke hetuar ngjarjen e rëndë.

(Ne foto: Denny Smajlaj)

Shkrimi u publikua sot (03.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)