UASHINGTON, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ - Torturimi i të dyshuarve për terrorizëm nga CIA minon autoritetin moral të Amerikës dhe bërja publike e një raporti që përshkruan teknikat brutale të marrjes në pyetje është një hap përpara për rivendosjen e këtij autoriteti, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë.
"Një nga shtyllat kryesore në arsenalin tonë për të ruajtur dhe çuar përpara interesat tona në të gjithë globin është autoriteti moral i Shteteve të Bashkuara të Amerikës", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.
"Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura arrin në përfundimin se përdorimi i teknikave të përshkruara në këtë raport minon në mënyrë domethënëse autoritetin moral të SHBA-së", theksoi ai.
"Ndalimi që presidenti Obama u bëri këtyre teknikave kur mori postin e presidentit tregon vendosmërinë e tij për vënien në vend të autoritetit moral", shtoi Earnest.
"Është e rëndësishme për njerëzit të kuptojnë se SHBA kërkon të përballët me këto të meta, kërkon të jetë e qartë me to dhe ka vullnetin që këto të meta të mos përsëriten më", tha ai.
Një raport i bërë publik nga Senati amerikan bënte fjalë për metoda brutale marrjesh në pyetje pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.
CIA pretendon se metodat e saj rezultuan të frytshme.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë thotë se, pavarësisht rezultateve të arritura, metodat e përdorura ishin të pajustifikuara./ a.jor.
/Shqiptarja.com