KLIVELEND - Në vitin 1986 organizatori Tom Holowach kishtë ndërmend qëllimet më të mira, duke bërë të mundur lëshimin përnjëherësh të 1.5 milionë tullumbace në Klivelend të SHBA, por jo gjithçka shkoi kaq mirë.
Edhe pse çdo gjë ishte menduar të ishte një spektakël, një incident prishi të gjithë festën e Holowach.
Një stuhi e fortë bëri që 1.5 milionë tullumbacet të shkonin në krahun e kundërt. Një anije peshkatarësh që ishte përmbysur dhe që kishte lajmëruar për ndihmë, nuk arriti ta merrte ndihmën. Kjo pasi tullumbacet e shumta e pengonin helikopterin e forcave detare të ndihmës së shpejtë duke e vështirësuar së tepërmi ardhjen e ndihmës për dy peshkatarët.

(Në foto: Pamje nga 1.5 milionë tullumbacet në momentin e lëshimit)
Jo vetëm kaq, por “stuhia e asteroidëve tullumbacë”, krijoi vështirësi në trafikun ajror dhe atë rrugor duke ngjallur panik mes qytetarëve të Klivelend, çka rrezikoi që gjithë ky manifestim të kthehej në një tragjedi.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO