SHBA - Një stuhi e fuqishme ka pushtuar Karolinën e Jugut dhe Teksasin në SHBA. Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore si pasojë e stuhisë. Aeroportet ndërkombëtare të Dallas dhe Fort Worth kanë anuluar rreth 300 fluturime.
Deri më tani 3 persona mbetën të vdekur në një aksident automobilistik në veri-perëndim të Teksasit.
Njëri prej tyre vdiq pasi doli nga makina e tij për të dhënë ndihmën e parë për të aksidentuarit dhe u përplas nga një makinë. Rreth 11 persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident.
Në Yuba County të Kalifornisë, një 52-vjeçar ndërroi jetë pasi një pemë ra mbi makinën në të cilën po udhëtonte. Në Neë Mexico, një grua në të 50-tat vdiq pasi u përplas me një kamion.
Po në këtë vend, një vajzë 4-vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, sipas policisë, fëmija nuk ishte lidhur siç duhej në sediljen e pasagjerit.
Masa arktike e ajrit pritet të mbajë temperaturat në rreth 15-20 gradë celcius nën zero, deri ditën e enjte.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Teksasin, 6 viktima nga aksidentet">