Të shtunën mbrëma, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një sulm masiv ajror bombardimesh, të koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Esfahan.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi operacionin "Çekani i Mesnatës"përmes rrjetit të tij social Truth, duke deklaruar:

“Kemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tre objekteve bërthamore. Të gjitha avionët tanë janë larguar nga hapësira ajrore iraniane dhe janë në rrugë të sigurt drejt bazave. Fordow, objekti kryesor, është goditur me një ngarkesë të plotë bombash. Asnjë ushtri tjetër në botë nuk do të kishte mundur ta bënte këtë. Tani është koha për paqe”.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e cilësoi sulmin e SHBA si «një sjellje kriminale» që do të ketë «pasoja të përjetshme».

Kreu i diplomacisë iraniane theksoi sërish se programi bërthamor i Iranit ka natyrë paqësore dhe akuzoi SHBA-të për «një shkelje të rëndë të Kartës së Kombeve të Bashkuara». Ai deklaroi: «Ne e rezervojmë të drejtën të ndërmarrim çdo veprim për të mbrojtur interesat dhe sovranitetin tonë».

Por sulme të reja u raportuan edhe mbrëmjen e sotme, me shpërthime të tjera në zonën veriore të Teheranit. Lajmi raportohet nga AFP, ndërsa përshkallëzimi ushtarak midis Izraelit dhe Iranit vazhdon dhe pas sulmeve amerikane kundër tre centraleve bërthamore në Iran. Nuk ka informacione për dëme, kurse në Teheran ka pasur grumbullime masive të popullit, në një protestë kundër Amerikës dhe Izraelit, ku nuk munguan edhe thirrjet për "hakmarrje dhe rrëzim të sionizmit".

Menjëherë pas sulmeve, në një fjalim të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, Trump sqaroi se sulmi kishte për qëllim ndalimin e kërcënimit bërthamor nga “shteti i parë që sponsorizon terrorizmin”. Ai deklaroi se objektet bërthamore iraniane janë “thuajse plotësisht të shkatërruara” dhe i bëri thirrje Iranit që të zgjedhë paqen, duke përmendur viktimat e shumta që, sipas tij, janë shkaktuar nga veprimet iraniane gjatë dekadave.

Presidenti amerikan theksoi se ndaj objektit të Fordow, të njohur si “mali bërthamor”, avionët B-2 të Forcave Ajrore Amerikane hodhën bomba “bunker-buster” (sipas Fox Neës 6 të tilla) me peshë 14 ton secila. Ndërkohë, ndaj impianteve të Natanz dhe Esfahan janë përdorur mbi 2000 raketa Tomahaëk, të lëshuara nga nëndetëse amerikane nga një distancë prej 650 kilometrash.

Trump falënderoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ushtrinë izraelite për bashkëpunimin, duke deklaruar se “kurrë më parë nuk është vepruar si një skuadër kaq e koordinuar”.

Kryeministri izraelit Netanyahu vlerësoi lidershipin e Trump, duke thënë: “Historia do të kujtojë se Presidenti Trump veproi për t’i mohuar regjimit më të rrezikshëm në botë armët më të rrezikshme në botë”. Ai shtoi se kjo goditje mund të hapë një të ardhme të begatë për Lindjen e Mesme dhe falënderoi SHBA-në për aleancën e palëkundur.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shkoi sot edhe te “Muri i Lotëve” në Izrael, ku dhe sipas mediave, u lut për presidentin amerikan, Donald Trump që mori përgjegjësinë e sulmit ndaj Iranit dhe për fitoren e Izraelit.

Parlamenti i Iranit sipas informacioneve nga media zyrtare e Teheranit, është mbledhur dhe ka kërkuar mbylljen urgjente të Ngushticës së Hormuzit, aty ku është 'arteria' e kalimit të 20% të tregut të karburanteve më botë. Ky akt në shenjë hakmarrje ndaj sulmit amerikan. Por zv/presidenti amerikaj JD Vance ka reaguar duke u shprehur se "mbyllja e ngushticës së Hormuzit dhe kundërpërgjigja e Iranit do ishte sulm vetëvrasës".

Nga ana tjetër, Irani reagoi me vendosmëri përmes Organizatës për Energjinë Atomike, duke deklaruar se “zhvillimi i industrisë bërthamore nuk do të ndalet, pavarësisht konspiracioneve djallëzore të armiqve”. Sipas tyre, kjo industri është fryt i punës dhe gjakut të “dëshmorëve bërthamorë”.

Sipas parlamentit iranian, ngushtica strategjike e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare. Ngushtica, që lidh Gjirin Persik me Detin Arabik, është një rrugë kyçe për transportin global të naftës dhe gazit natyror.

Po sot reagoi edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, që deklaroi se Irani nuk do të guxojë të sfidojë ish-presidentin Donald Trump, duke shtuar se "Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për dialog me Teheranin", teksa shtoi edhe se "nuk kemi plane për sulme të tjera".

(lajm në përditësim...)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
IDF sulmon përsëri Iranin: Goditëm vendet e magazinimit dhe lëshimit të raketave! Media iraniane: U vranë 3 vetë në një ambulancë

1750404877_irancentralberthamor.JPG

Forcat Ajrore Izraelite kryen sulme të reja në Iran në mbrëmje (22 qershor) për të shkatërruar vendet e magazinimit dhe lëshimit të raketave.

Lajmin e dha vetë selia e ushtrisë izraelite, IDF.

"Rreth 20 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite kryen sulme të bazuara në inteligjencë, duke përdorur mbi 30 municione kundër objektivave ushtarake në Iran", thuhet në deklaratë.

Forcat Ajrore "goditën vendet e magazinimit dhe objektet e lëshimit të raketave që synojnë të dëmtojnë Shtetin e Izraelit, si dhe satelitët ushtarakë dhe vendet e radarëve të përdorura për vlerësimin e inteligjencës ajrore në Kermanshah dhe Hamedan, Iranin perëndimor. Përveç kësaj, një lëshues raketash tokë-ajër u godit në zonën e Teheranit", thuhet në deklaratë.

Ndërsa të paktën tre persona u vranë në Iranin qendror në një bastisje izraelite ndaj një ambulance, raportuan mediat lokale.

"Ambulanca ishte në rrugë për të transferuar një pacient kur u dëmtua rëndë nga një sulm me dron", citoi agjencia e lajmeve ISNA Hamidreza Mohammadi Fesharaki, guvernator i Qarkut Najafabad në Provincën qendrore Isfahan.

Ora 22:51
Starmer dhe Trump 'bien në një mendje', zbardhet biseda telefonike mes liderëve: Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore

1750625651_StarmerandTrumponthephone1024x538.jpg

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e sotme, njoftoi sapo zyra e Kryeministrit britanik (Downing Street).

“Në këtë bisedë, liderët diskutuan mbi situatën në Lindjen e Mesme dhe ritheksuan rrezikun serioz që paraqet programi bërthamor i Iranit për sigurinë ndërkombëtare,”- thuhet në deklaratë.

Ata diskutuan edhe për veprimet që ndërmorën Shtetet e Bashkuara mbrëmjen e kaluar për të reduktuar kërcënimin, duke u pajtuar se Irani nuk duhet të lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore.

Deklarata shton se të dy liderët përsëritën “nevojën që Irani të rikthehet sa më shpejt në tryezën e bisedimeve”, për të arritur një “zgjidhje të qëndrueshme”.

Starmer dhe Trump ranë gjithashtu dakord të “qëndrojnë në kontakt të ngushtë” gjatë ditëve në vijim.

Ora 22:21
Momenti kur ‘bishat’ B-2 që bombarduan tre bazat bërthamore të Iranit kthehen në bazë! Ulja e qetë në pistën e Misurit (VIDEO)

Lajmi i ditës ka qenë sulmi nga SHBA-të ndaj tre bazave sekrete të pasurimit të uraniumit nga Irani për prodhimin e kokave për raketat dhe bombat bërthamore.

Por në qendër të vëmendjes ishin edhe ‘bishat’ e ajrit që realizuan misionin e bujshëm të bombardimit: Avionët B-2.

Ky është momenti kur “Bombarduesit B-2” kthehen në Bazën Ajrore Ëhiteman në Misuri, të dielën pas sulmeve amerikane kundër lokacioneve bërthamore iraniane.

Media amerikane ka shfaqur pamjet teksa mjetet e fuqishme fluturuese, që i ngjajnë më shumë atyre të filmave fantastiko shkencore apo anijeve fluturuese jashtëtokësore, ulen njëri pas tjetrit në pistën e aeroportit ushtarak amerikan.

Ora 22:01
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: Dëme të mëdha në centralin bërthamor të Isfahanit

1750622561_d7dbf387f4f747db9e83e2d02a49ddc5640x400.jpg

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) ka konfirmuar se sulmi amerikan ka shkaktuar dëme të mëdha shtesë në centralin bërthamor të Isfahanit. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i përgjithshëm, Rafael Grossi, përmes një deklarate zyrtare.

Centrali kishte qenë më herët objektiv i sulmeve ajrore izraelite.

“Sulmet e fundit të mëngjesit të sotëm kanë dëmtuar ndërtesa të tjera në Isfahan. Përveç kësaj, kemi konstatuar se janë goditur edhe hyrjet në tunelet nëntokësore të këtij siti,” sqaroi Grossi.

Ndërkohë, nuk ka qenë e mundur të vlerësohet shkalla e dëmeve në impiantet e pasurimit të uraniumit në Fordow dhe Natanz.

Sipas mëtejshmit nga AIEA, autoritetet rregullatore iraniane kanë informuar se “nuk është regjistruar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit jashtë ambienteve të tre centraleve bërthamore iraniane pas sulmeve të fundit.”

Ora 21:39
Netanyahu: Jemi afër shkatërrimit të raketave bërthamore dhe balistike të Iranit! S’do lejojmë të tërhiqemi në luftë rraskapitëse

Benjamin Netanyahu, sot te 'Muri i lotëve'

Izraeli është afër shkatërrimit të programit bërthamor dhe raketave balistike të Iranit.

Kështu siguroi kryeministri Benjamin Netanyahu, në një konferencë për shtyp. Ai shtoi gjithashtu se Izraeli nuk do të lejojë veten të bllokohet nga Irani në një konflikt të gjatë.

Kryeministri Netanyahu ka siguruar se kur të arrihen qëllimet, luftimet do ndalen.

"Ne nuk do të lejojmë veten të tërhiqemi në një luftë rraskapitëse me Iranin. Kur të arrijmë qëllimet tona, luftimet do të ndalen", u shpreh ai mes të tjerash.

Ora 21:23
IDF, sulme të reja në Teheran dhe në perëndim të Iranit

1750620302_wafdasfafa.JPG

Aeroplanët luftarakë të forcave izraelite kanë kryer një valë të re sulmesh ndaj vendeve ushtarake iraniane në Teheran dhe në perëndim të Iranit, njofton IDF.

Sulmet janë kryer ndaj objektivave në Tabriz, Shiraz, Ahvaz dhe Teheran, sipas mediave izraelite.

Ora 21:07
Hezbollahu reagon në mbështetje të Iranit: SHBA-të janë kërcënimi kryesor për paqen, bëjeni armikun të ndjejë humbje të hidhur!

Grupi shiit libanez Hezbollah, shprehu solidaritetin e tij të plotë me Iranin, pas sulmeve të SHBA-së ndaj 3 bazave që shërbenin për pasurimin e uraniumit, me qëllime të ndërtimit të bombave bërthamore.

"Ne pohojmë solidaritetin tonë të plotë me Republikën Islamike, udhëheqësit dhe popullin e saj, dhe besojmë në forcën legjitime të Iranit për t'u përballur me këtë agresion dhe për ta bërë armikun amerikan dhe sionist të ndiejë një humbje të hidhur", tha lëvizja në një deklaratë.

Sipas kësaj deklarate, sulmi zbulon "imazhin e vërtetë të Shteteve të Bashkuara si kërcënimi më i madh për paqen".

Izraeli ka goditur edhe celulën e Hezbollah në Liban gjatë muajve të kaluar, pas asaj të Hamasit në Gaza.

Ora 20:54
Këshilltari i Khamenei: Bazat amerikane që u përdorën për sulmin do jenë objektiv për kundërpërgjigje nga ne

1750618595_velayatipic.jpg

Një këshilltar i  Ali Khamenei tha se bazat amerikane që përdoren për sulmin ndaj objekteve bërthamore iraniane do të konsiderohen për t'u goditur. Ali Akbar Velayati, i cituar nga agjencia Irna, deklaroi se “çdo vend në rajon apo në vende të tjera që përdoret nga forcat amerikane për të sulmuar Iranin, do të jetë një synim i drejtë për ushtrinë tonë”.

Ndërkohë, zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Majid Takht-Ravanchi, tha se tani “nuk ka kuptim” të vazhdojnë negociatat me SHBA ose Izraelin, ndërsa Irani është nën sulm.

“Nuk duam të bëjmë biseda vetëm për të bërë biseda”, tha ai në një intervistë për televizionin gjerman ARD. Këto deklarata vijnë pas sulmeve amerikane ndaj tre objekteve kryesore bërthamore të Iranit, dhe pas sulmeve izraelite që nisën më 13 qershor me qëllim shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore të vendit.

Irani ka kërcënuar se do të përgjigjet ndaj sulmeve amerikane, duke rritur frikën për një përshkallëzim më të madh në rajon.

Në javët para sulmeve izraelite, presidenti amerikan Donald Trump kishte nisur disa raunde negociatash bërthamore me Teheranin. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë ende të gatshme për bisedime pas sulmeve ndaj Iranit; sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se janë dërguar mesazhe “publike dhe private” për të dhënë mundësinë Teheranit të rikthehet në tryezën e bisedimeve.

Ora 20:48
Trump donte të sulmonte vetëm në Fordow, por Netanyahu e bindi edhe për bombardimin e 2 bazave të tjera në Isfahan dhe Natanz

Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi atë që të godiste edhe dy të tjerat; Natanzin dhe Isfahanin. Gazeta ‘Jerusalem Post’ e zbuloi këtë detaj ditën e sotme.

“Katër ditë më parë, pati një tjetër telefonatë midis Netanyahut dhe presidentit amerikan, të cilët kanë folur çdo ditë që nga fillimi i luftës. Gjatë asaj telefonate, Trump tha: 'Kam vendosur të nis një sulm'", citohet të jetë shprehur një zyrtar izraelit për ‘Jerusalem Post’.

Shtëpia e Bardhë me sa duket vendosi ta bënte këtë për shkak të lehtësisë me të cilën Izraeli goditi objektiva të shumtë dhe mori kontrollin e hapësirës ajrore iraniane.

Trump kishte planifikuar vetëm të bombardonte uzinën e pasurimit në Fordow. Por Netanyahu dhe Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer "arritën ta bindnin atë të godiste edhe uzinën e Isfahanit dhe vendin e pasurimit në Natanz, të cilin Izraeli e kishte sulmuar tashmë”.

Në ditët para operacionit amerikan, si Izraeli ashtu edhe Shtetet e Bashkuara, kishin shprehur mosmarrëveshje, por ky ishte vetëm një devijim, siguroi media në fjalë.

Ora 20:26
Trump i përgjigjet atyre që kundërshtuan sulmin në Iran: Ishte një sukses spektakolar ushtarak, mos bëni demagogji

1750276399_PresidentDonaldTrumpspeaksas.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë meritën për suksesin e operacionit amerikan në Iran.

“Dje kemi arritur një sukses spektakolar ushtarak, duke ua marrë nga duart ‘bombën’,” shkroi ai në një postim në rrjetin Truth, duke kritikuar kongresmenin Thomas Massie nga Kentucky, i cili e kundërshtoi sulmin.

Trump kujtoi se “Irani ka vrarë dhe gjymtuar mijëra amerikanë dhe madje ka pushtuar ambasadën amerikane në Teheran gjatë administratës Carter”.

Ai vazhdoi më tej, duke thënë se Massie “është një demagog me mendje të thjeshtë, që mendon se është një politikë e mirë që Irani të ketë armë bërthamore të nivelit më të lartë, ndërkohë që bërtet ‘Vdekje Amerikës’ sa herë që i jepet rasti.”

Ora 20:00
Opozita iraniane: Khamenei duhet të japë dorëheqjen

1750615447_wafaffafa.JPG

Dy liderë të rëndësishëm të opozitës iraniane në mërgim i kanë bërë thirrje udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, që të japë dorëheqjen dhe të shmangë gjakderdhje të mëtejshme, pas sulmeve të paprecedenta amerikane ndaj impianteve bërthamore iraniane.

Reza Pahlavi, djali i shahut të rrëzuar nga revolucioni islamik i vitit 1979, dhe Maryam Rajavi, udhëheqësja e organizatës Mujaheddinët e Popullit (MEK), e ndaluar në Iran, kanë deklaruar në njoftime të ndara se Khamenei duhet të japë dorëheqjen pas më shumë se një jave lufte midis Iranit dhe Izraelit.

Vendndodhja e Khamenei-t, i cili është në krye të vendit që nga viti 1989, aktualisht nuk dihet. Ai mund të ndodhet në një bunker nëntokësor, në izolim, ndoshta së bashku me një grup bashkëpunëtorësh të ngushtë.

“Tani Khamenei duhet të largohet”, ka deklaruar Rajavi, duke shtuar se “projekti i tij antikombëtar” tashmë është “shkatërruar plotësisht. Jo pajtimit, jo luftës, po ndryshimit të regjimit domethënë fundi i diktaturës fetare nga populli iranian dhe rezistenca iraniane”.

Nga ana tjetër, Pahlavi, udhëheqësi i mbështetësve të monarkisë së përmbysur iraniane, ka thënë se “e vetmja mënyrë e sigurt për të arritur paqen është fundi i këtij regjimi”.

“Ndërsa Khamenei mendon si të përgjigjet nga bunkeri i tij nëntokësor, unë i them: për të mirën e popullit iranian, përgjigju duke dhënë dorëheqjen”, ka shtuar ai.

Në një deklaratë tjetër, fituesja e Çmimit Nobel për Paqen 2023, Narges Mohammadi, e cila ndodhet në Iran me leje pas një dënimi me burg, ka përshkruar qeverinë iraniane si një “regjim fetar, autoritar dhe mizogjin”.

Megjithatë, ajo është shprehur qartë kundër një “lufte shkatërrimtare dhe të pamëshirshme”, duke i bërë thirrje të dy palëve që të pranojnë një “armëpushim të menjëhershëm”.

“Unë besoj fuqishëm se demokracia dhe paqja nuk do të dalin nga korridoret e errëta dhe të tmerrshme të luftës dhe dhunës”, ka deklaruar ajo.

Sipas sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, sulmet ajrore amerikane “kanë shkatërruar” programin bërthamor iranian, por ai ka theksuar se Uashingtoni nuk synon ta rrëzojë udhëheqjen klerikale të Iranit.

Ora 19:54
Netanyahu në ‘Murin e Lotëve’, lutet edhe për presidentin e SHBA-ve: Trump ka marrë përgjegjësinë kundër të keqes!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duke u lutur sot te 'Muri i Lotëve'

Pak orë pas sulmeve të SHBA-ve ndaj tre bazave sekrete të pasurimit të uraniomit nga Irani, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka shkuar në “Murin e Lotëve”, ku mes të tjerash është lutur edhe për aleatin e tij dhe të vendit, presidentin Donald Trump.

"U lartësoftë presidenti i Shteteve të Bashkuara për marrjen e përgjegjësisë për të dëbuar të keqen dhe errësirën nga bota".

Kjo, sipas faqes izraelite të lajmeve ‘Ynet’, edhe ajo që shkruhet në tekstin e lutjes së përgatitur për vizitën e Benjamin Netanyahut në Murin Perëndimor, ku kryeministri izraelit u lut sot (22 qershor), për "suksesin e luftës kundër Iranit dhe për Trumpin", pas bastisjeve amerikane në tre centrale bërthamore në Iran.

Izraeli filloi operacionet ushtarake kundër "objektivave ushtarake" në Iran më 13 qershor.

Ora 18:51
Presidenti iranian Pezeshkian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

1750611167_640061a54a76a7d1ec94df311b2e3d89b3a7.webp

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin X.

“Do të ecim së bashku në këtë rrugë. Do ta ruajmë Iranin së bashku. Dhe do t’i tregojmë botës se ky komb i madh është i pathyeshëm. Bashkimi ynë është fitorja.”

Kështu shkruan në X Masoud Pezeshkian, president i Republikës Islamike të Iranit.

Ora 18:10
Irani: Gati të mbrohemi me çdo mjet të nevojshëm

1750608780_8a4f34078c3142c9a2d131abe7a2d840.webp

Irani është i gatshëm të mbrohet "me çdo mjet të nevojshëm", kështu është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, pas sulmit të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore.

"Irani është vendosmërisht i përkushtuar të mbrojë sovranitetin, integritetin territorial, sigurinë kombëtare dhe popullin e tij me çdo mjet të nevojshëm", shkroi Esmail Baghai në rrjetin X, duke dënuar "një agresion të papranueshëm nga një shtet i armatosur me armë bërthamore ndaj një vendi që nuk zotëron armë të tilla".

Ora 17:46
Rubio 'presion' Kinës: Ndalo mbylljen e ngushticës së Hormuzit

1748523416_marcorubio.avif

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje Kinës që të ushtrojë ndikimin e saj mbi Iranin, duke e nxitur të mos mbyllë ngushticën strategjike të Hormuzit, pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Deklaratat e Rubio-s u bënë gjatë një interviste në emisionin “Sunday Morning Futures with Maria Bartiromo” në Fox News dhe erdhën pasi televizioni shtetëror iranian Press TV raportoi se Parlamenti i Iranit ka miratuar një masë për të mbyllur ngushticën, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror.

“Inkurajoj qeverinë kineze në Pekin që të komunikojë me ta, sepse varen në mënyrë kritike nga ngushtica e Hormuzit për furnizimin e tyre me naftë”, tha Rubio.

“Nëse do ta ndërmerrnin një hap të tillë, do të ishte një tjetër gabim i rëndë. Do të ishte një vetëvrasje ekonomike për ta. Ne kemi ende disa opsione për ta përballuar këtë situatë, por edhe vende të tjera duhet ta marrin seriozisht. Një veprim i tillë do të dëmtonte ekonomitë e tyre më shumë sesa tonën.”

Rubio theksoi se mbyllja e ngushticës do të përbënte një përshkallëzim të madh që do të kërkonte një përgjigje të vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera aleate. Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë veprime hakmarrëse, duke e cilësuar një akt të tillë si “gabimin më të madh që ata kanë bërë ndonjëherë”.

Pavarësisht tensioneve në rritje, Rubio ritheksoi se SHBA mbetet e hapur për dialog me Iranin.

Ora 17:15
Rubio: Irani nuk do ta sfidojë Trumpin, SHBA të gatshme për dialog! Nuk kemi plan për sulme të reja

1748084673_marcorubio.jpg
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Irani nuk do të guxojë të sfidojë ish-presidentin Donald Trump, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për dialog me Teheranin.

“Ne jemi të gatshëm të flasim dhe oferta për bisedime mbetet ende në fuqi,” tha Rubio gjatë një interviste për Fox News.

Ai theksoi gjithashtu se bota është "më e sigurt dhe më stabile" pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, duke i cilësuar ato si një përgjigje e domosdoshme në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare.

Ndërkohë, në një intervistë të veçantë për CBS, Rubio u shpreh se aktualisht nuk ka në plan ndërmarrja e operacioneve të reja ushtarake kundër Iranit.

“Për momentin nuk janë parashikuar sulme të tjera,” theksoi ai.

 

Ora 17:08
Izraeli sulm ajror në Iran, vriten tre anëtarë të Gardës Revolucionare në provincën Zanjan

1750605092_garda.jpg

Një sulm ajror i Izraelit ka shkaktuar vdekjen e tre anëtarëve të Gardës Revolucionare paramilitare iraniane, njoftojnë agjencitë e lajmeve të republikës islamike.

Agjencitë Mehr dhe Tasnim bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur në provincën Zanjan.

Ora 15:57
Televizioni iranian: Parlamenti ka vendosur që ngushtica e Hormuzit të mbyllet

1750600735_StraitofHormuz.jpg

Parlamenti i Teheranit ‘ka arritur në përfundimin se ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare’.

Këto janë fjalët e gjeneralit të Gardës Revolucionare, Esmail Koësari, anëtar i komisionit për Sigurinë Kombëtare në Parlament, të cilat i ka raportuar televizioni iranian Press TV.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë strategjike për transportin e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror.

Si një “korridor detar” midis Iranit dhe Omanit, ajo lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe detin Arabik.

Ora 15:20
Vance: Duam të bisedojmë me Teheranin për një zgjidhje të përhershme! Sulmi ynë nuk ishte pushtim ushtarak

1750174887_jdvance.JPG

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, përjashtoi lajm për të dërguar trupa tokësore në Iran, duke ritheksuar qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë.

"Nuk kemi asnjë interes të vendosim trupa në terren," deklaroi Vance për Nbc Neës, duke sqaruar se qëllimi i administratës nuk është pushtimi ushtarak.

Vance shpjegoi se ndërhyrja është nxitur nga përfundimet e inteligjencës amerikane:

"Vlerësimet e inteligjencës sonë na shtynë të veprojmë kundër Iranit."

Megjithatë, zëvendëspresidenti amerikan mbajti një qëndrim të hapur ndaj dialogut:

 "Duam të bisedojmë me Iranin për një zgjidhje afatgjatë."

Duke parë nga e ardhmja, ai tha:

"Tani do të punojmë për ta çmontuar në mënyrë të përhershme programin bërthamor iranian në vitet e ardhshme," duke përjashtuar një përshkallëzim të zgjatur:

"Nuk kam frikë se kjo do të shndërrohet në një konflikt të zgjatur."

Ora 14:43
Sulmet në Iran, gjenerali amerikan: Përdorëm 2 mijë raketa Tomahawk, 125 avionë dhe 7 bombardues B-2

1750596305_MideastWarsUSIran1417505957.jpg

Ushtria amerikane ka zbuluar detaje të reja mbi sulmet kundër objekteve bërthamore të Iranit. Sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneralit Dan Caine, një nëndetëse amerikane ka lëshuar mbi 2 mijë raketa Tomahawk drejt infrastrukturës iraniane që ishte në shënjestër të sulmit.

Gjenerali Caine njoftoi gjithashtu se shtatë bombardues strategjikë B-2 janë përdorur në sulmet ajrore mbi objektet bërthamore iraniane. Këto avionë janë të pajisur për të depërtuar në thellësi të tokës dhe për të shkatërruar objektiva të mbrojtur në mënyrë të veçantë, siç janë impiantet bërthamore të ndodhura nën male apo në bunkerë.

Në total, më shumë se 125 avionë të Forcave Ajrore të SHBA-së kanë marrë pjesë në operacion, përfshirë qindra avionë luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë, dhjetëra avionë të furnizimit në ajër, si dhe një nëndetëse taktike që shërbeu si bazë për lëshimin e raketave lundruese.

Ora 14:36
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmimi i forcave amerikane do të ishte një ide shumë e keqe për Iranin

1750595845_thumbsbc3291b8316f0fb680fd1ff.jpg

“Përpjekja për të sulmuar forcat amerikane do të ishte një ide shumë e keqe për Iranin dhe për grupet e tij të ndërlidhura (proxy-t)”.

Kështu u shpreh Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një përgjigjeje ndaj pyetjeve të gazetarëve, duke lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj çdo përpjekjeje për kundërsulm pas operacionit amerikan mbi objektet bërthamore iraniane.

Ora 14:29
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: 'Çekani i Mesnatës' shkatërroi programin bërthamor të Iranit

1750595422_669311.jpg

Sulmet ajrore të natës së kaluar kishin për qëllim “komprometimin” dhe “shkatërrimin” e kapaciteteve bërthamore të Iranit dhe e kanë “devastuar” programin bërthamor të vendit. Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp në Pentagon.

Operacioni ushtarak, i quajtur “Çekani i mesnatës”, u drejtua nga presidenti Donald Trump dhe u realizua nga forcat amerikane kundër impianteve kryesore bërthamore të Iranit. Sipas Hegseth dhe shefit të Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane, gjeneral Dan Caine, ambiciet bërthamore të Iranit “janë asgjësuar” pas kësaj ndërhyrjeje.

“Urdhri që morëm nga komandanti ynë i përgjithshëm (presidenti Donald Trump) ishte i qartë, i fuqishëm dhe i saktë”, tha Hegseth.

“E kemi shkatërruar programin bërthamor të Iranit, por duhet theksuar se operacioni nuk ka pasur në shënjestër trupat iraniane apo popullin iranian. Falë udhëheqjes së guximshme dhe vizionare të presidentit Trump dhe përkushtimit të tij për paqen përmes forcës, ambiciet bërthamore të Iranit janë asgjësuar”, shtoi ai.

“Presidenti Trump ka thënë jo armëve bërthamore. Ai dëshiron paqe dhe Irani duhet të ndjekë këtë rrugë”, përfundoi Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Ora 14:00
Presidenti i Iranit: SHBA ndërhyri pasi konstatoi pafuqinë e Izraelit

1750593681_IranianPresidentMasoudPezeshk.jpg

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara në konflikt është prova se Uashingtoni është në të vërtetë forca lëvizëse pas ofensivës izraelite kundër Iranit. Sipas Pezeshkian, forcat amerikane janë përfshirë në përplasjen ushtarake vetëm pasi “konstatuan pafuqinë e Izraelit”. Kështu raporton Haaretz, duke cituar mediat iraniane.

Presidenti shtoi se “kombit iranian i ka treguar botës disa herë se nuk kursehet për të mbrojtur ujin dhe tokën e kësaj atdheu”, duke rikonfirmuar vendosmërinë e Teheranit për të mbrojtur sovranitetin e tij përballë çdo agresioni të jashtëm.

Ora 13:34
'Faleminderit, zoti President', në Tel Aviv shfaqen pankarta pro Trump

1750592121_1319497927289c1f64ba84f5bbda.jpg

Pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër impianteve bërthamore iraniane, qeveria izraelite ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit Donald Trump për veprimin e ndërmarrë. Kjo ndjesi duket se reflektohet edhe tek qytetarët izraelitë: në Tel Aviv janë shfaqur pankarta me mbishkrimin në anglisht “Thank you Mr. President”, të shoqëruara me një foto të Trump dhe flamuj amerikanë.

Ora 12:50
IMAZHET E PARA, impianti bërthamor ‘Fordow’ në Iran pas sulmit të SHBA

1750589484_GuCZSKVWQAAZOo7.jpg

Një imazh satelitor tregon pasojat e sulmit amerikan mbi impiantin bërthamor të Fordow, duke nxjerrë në pah pikën e mundshme të hyrjes së bombave në kompleks.

 

Ora 11:18
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi braktisur kurrë diplomacinë, atë e kanë shkatërruar SHBA dhe Izraeli

1750583983_36c83e622d0b4e6fb70862651248.jpg

Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se kanë shkatërruar në mënyrë të qëllimshme negociatat diplomatike lidhur me programin bërthamor iranian, përmes sulmeve të përsëritura ndaj objekteve iraniane.

Në një postim në rrjetin X, Araghchi deklaroi se Teherani ishte në proces negociatash me Uashingtonin, kur ndërhyri Izraeli duke “shpërbërë diplomacinë”. E njëjta situatë – sipas tij – u përsërit disa ditë më vonë, kur Irani po bisedonte me Bashkimin Evropian dhe vendet e grupit E3 (Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe).

«Çfarë përfundimi duhet të nxjerrim?», pyeti Araghchi me ton kritik, duke kundërshtuar qëndrimet e Mbretërisë së Bashkuar dhe të përfaqësueses së lartë të BE-së, Kaja Kallas, të cilët i bëjnë thirrje Iranit që të kthehet në tryezën e negociatave.

«Por si mund të kthehet Irani në diçka që nuk e ka braktisur kurrë, e aq më pak ta ketë shkatërruar?», përfundoi ai.

Ora 11:03
Situata në Lindjen e Mesme, presidenti izraelit: Ditët në vijim mund të jenë delikate dhe sfiduese

1750583086_20231024T000000Z119023709MT1.jpg

«Fushata nuk ka përfunduar: ditët në vijim mund të jenë të ndjeshme, të ndërlikuara dhe sfiduese». Kështu u shpreh presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, duke e cilësuar “historik” sulmin e Donald Trump ndaj Iranit, sipas asaj që raporton BBC.

Herzog shtoi se deklaratat e presidentit amerikan tregojnë aleancën e thellë dhe të guximshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, dhe u bëri thirrje qytetarëve izraelitë që të vazhdojnë të ndjekin me kujdes udhëzimet për sigurinë të dhëna nga autoritetet.

Ora 10:57
Sulmet e SHBA në Iran, demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump: Shkeli Kushtetutën

1750582688_US15.jpg

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me forcë kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të bombarduar Iranin.

«Një vendim thellësisht antikushtetues», e cilësoi Bernie Sanders gjatë një mitingu në Tulsa, Oklahoma, në një mesazh të publikuar edhe në rrjetet e tij sociale. Ai i referohet faktit që Trump nuk e ka konsultuar Kongresin përpara se të jepte urdhrin për ndërhyrjen ushtarake.

Edhe kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez reagoi ashpër në rrjetet sociale:

«Vendimi katastrofik i Presidentit për të bombarduar Iranin pa autorizim përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të të drejtave të Kongresit për shpalljen e luftës. Ai rrezikoi në mënyrë të pamatur të shkaktojë një luftë që mund të na mbërthejë për breza».

Ajo shtoi se kjo sjellje përbën një arsye të qartë dhe të justifikuar për fillimin e procedurës së shkarkimit (impeachment).

Ora 10:39
SHBA sigurojnë Iranin: Sulmet tona nuk kanë për qëllim ndërrimin e regjimit

1748770311_shtepiaebardhe.jpg

Duke cituar burime anonime, televizioni amerikan CBS News raporton se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh Iranit pas sulmeve të natës së kaluar, duke theksuar se sulmet ishin të kufizuara ndaj programit bërthamor të Republikës Islamike dhe se Uashingtoni nuk po kërkon një ndërrim regjimi.

Ky mesazh shihet si një përpjekje e qartë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ora 10:29
Irani intensifikon sulmet në Izrael pas bombardimeve nga SHBA, 86 të plagosur në shtetin hebre

1750581119_6857b28a0207b.rd.137715572411.jpg

Numri i të plagosurve të shtruar në spitalet izraelite pas sulmit me raketa nga Irani ka arritur në 86 persona.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit, sipas asaj që raporton Times of Israel.

Ora 10:22
Media në Teheran: Uraniumi në impiantin bërthamor Fordow ishte zhvendosur para sulmeve amerikane

1750580618_GuB61TJWgAA4WGG.jpg

Shumica e uraniumit që më parë ishte ruajtur në impjantin e pasurimit të Fordow-t është zhvendosur në një vend tjetër, ka zbuluar një burim iranian i cituar nga agjencia Mehr.

Ky zhvendim ka ndodhur në një kontekst tensionesh në rritje dhe pas sulmeve të fundit amerikane ndaj impianteve bërthamore iraniane, përfshirë edhe Fordow-n.

Burimi nuk ka bërë të ditur vendndodhjen e saktë ku është transferuar uraniumi.

Ora 10:03
VIDEO/ Tym pranë impiantit bërthamor të Fordowt në Iran pas sulmeve amerikane

Video e transmetuar nga media shtetërore iraniane dhe e verifikuar nga CNN tregon tym që ngrihet nga drejtimi i impiantit bërthamor të Fordow, pas sulmit amerikan

Një video e shpërndarë nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, e filmuar nga një automjet në lëvizje dhe më pas e verifikuar gjeografikisht nga CNN, tregon një re të madhe tymi të errët që ngrihet në horizont, në drejtim të impjantit bërthamor të Fordow.

Në video dëgjohet një zë që thotë:

“Tymi i vetëm që shihet në qiell mbi Fordow vjen nga impianti bërthamor i Fordow-t.”

CNN thekson se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur burimin e tymit, por bazuar në vendndodhjen gjeografike, videoja është xhiruar nga autostrada Teheran-Qom, rreth 13 kilometra në perëndim të impiantit të Fordow-t.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se objektet bërthamore në Fordow, Natanz dhe Isfahan ishin "shkatërruar plotësisht" nga sulmet amerikane.

Por autoritetet iraniane e kanë minimizuar ndikimin e sulmit, duke thënë se nuk ka pasur dëme serioze. Një deputet iranian pohoi se Fordow nuk është dëmtuar rëndë, ndërsa gazetarët e medias shtetërore iraniane kanë deklaruar se goditjet kanë dëmtuar vetëm tunelet e hyrjes dhe daljes së impiantit, por jo vetë strukturën e brendshme.

Impianti i Fordow-t ndodhet thellë nën disa shtresa malore, pranë qytetit të shenjtë të Qom-it.

Ora 09:15
Imazhet satelitore para sulmeve amerikane tregojnë përpjekjet e Iranit për të fortifikuar hyrjet e impiantit bërthamor ‘Fordow’

1750576420_israel.jpg

Në ditët që paraprinë sulmet amerikane ndaj impiantit të pasurimit të uraniumit në Fordow, imazhet satelitore tregojnë se mund të jenë bërë përpjekje për të forcuar hyrjet në këtë strukturë nëntokësore të ndërtuar në shpat mali.

Një imazh i datës 19 qershor tregon një rresht prej 16 kamionësh të mëdhenj të ngarkuar me dhe pranë hyrjeve të impiantit, së bashku me makineri për lëvizjen e dheut.

Në një imazh të marrë ditën pasuese, duket se pjesë të rrugës që të çon në tunele janë mbuluar me dhe, ndërsa kamionët e ngarkuar vazhdojnë të lëvizin drejt hyrjeve të kompleksit nëntokësor. Po ashtu, makineri të tjera lëvizëse shihen duke grumbulluar dhe, duke treguar një aktivitet intensiv ndërtimor përreth strukturës.

1750576633_maxarfordowentrancesannotated.jpg

Ora 09:05
Netanyahu: Sulmet amerikane në Iran u koordinuan plotësisht me Izraelin

1750097497_ef0adc99168ae6c4d83cb37d28740b76.jpg

Sulmi ajror i Shteteve të Bashkuara ndaj impianteve bërthamore iraniane ka qenë "plotësisht i koordinuar" me Izraelin. Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një mesazh video të shpërndarë nga disa media kombëtare.

Netanyahu e cilësoi presidentin Donald Trump si “një mik i jashtëzakonshëm i Izraelit”. Ai theksoi se operacioni amerikan ishte vazhdimësi e operacioneve ushtarake të Izraelit dhe të shërbimit sekret Mossad në Iran, të cilat kanë pasur si qëllim ndalimin e programit bërthamor iranian, që sipas tij "kërcënonte vetë ekzistencën tonë dhe rrezikonte paqen në botë".

«Presidenti Trump po udhëheq botën e lirë me vendosmëri», u shpreh Netanyahu.

Ai shtoi: «Është një mik i madh i Izraelit, një mik si asnjë tjetër».

Ora 09:00
Irani: SHBA tradhtoi diplomacinë, është e drejta jonë të rezistojmë me çdo mjet të nevojshëm

1750575756_66HEVVMGD5ILZHDIM6ORMNQOTI.jpg

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një "luftë të rrezikshme kundër Iranit" duke goditur impiantet e tij bërthamore. Kështu deklaron Ministria e Jashtme e Iranit, sipas një njoftimi të shpërndarë nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim.

«Bota nuk duhet ta harrojë se ishin Shtetet e Bashkuara ato që, në mes të një procesi diplomatik, tradhtuan diplomacinë», thuhet në deklaratë, ku akuzohen SHBA për nisjen e një lufte të rrezikshme kundër Iranit.

Sipas Teheranit, sulmet përbëjnë shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, dhe qeveria amerikane mban përgjegjësinë e plotë për pasojat e rënda dhe ndikimet e tmerrshme të këtij akti kriminal.

Në deklaratë theksohet se është “e drejta legjitime e Iranit të rezistojë plotësisht dhe me vendosmëri ndaj agresionit ushtarak amerikan dhe krimeve të këtij regjimi banditesk”, si dhe të mbrojë sigurinë dhe interesat kombëtare të vendit me çdo mjet të nevojshëm.

Teherani gjithashtu u bën thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të saj përkatës, përfshirë Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), që është autoriteti ndërkombëtar i mbikëqyrjes bërthamore, të ndërhyjnë menjëherë për të përballuar këtë akt të hapur dhe kriminal të paligjshmërisë.

Ora 08:54
SHBA po përgatitet për një kundërpërgjigje nga Irani brenda 48 orëve

1750575338_viewPentagonArlingtonVa.jpg

Administrata Trump po përgatitet për kundërpërgjigje të mundshme nga Irani, dhe 48 orët e ardhshme konsiderohen veçanërisht shqetësuese. Lajmin e raporton televizioni amerikan NBC, duke cituar dy zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes dhe një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët kanë theksuar se nuk është e qartë nëse kundërpërgjigja e mundshme do të ndodhë në territore jashtë vendit, brenda SHBA-së apo në të dyja, por po merren masa për të gjitha skenarët.

Dy zyrtarë të përfshirë në planifikimin ushtarak thanë më herët gjatë javës se Irani ka tashmë një plan të gatshëm për të goditur baza dhe burime amerikane në Lindjen e Mesme, nëse situata e kërkon.

Baza dhe burime shtarake të SHBA-së ndodhen në gjendje gatishmërie të lartë prej muajsh, por pas shpërthimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit më 13 qershor, shqetësimet janë shtuar edhe më shumë. Sipas zyrtarëve amerikanë, ekziston një rrezik real për sulme ndaj interesave amerikane, si nga vetë Irani, ashtu edhe nga grupet aleate të tij në rajon.

Ora 08:41
Garda Revolucionare iraniane: Do t’i kthejmë në hi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

1750574593_image29.jpg

Një kanal i lidhur me Gardën Revolucionare iraniane (Pasdaranët) ka njoftuar se “Shtetet e Bashkuara do të përballen me pasojat e sulmit ndaj Iranit. Bazat e tyre në Lindjen e Mesme do të shndërrohen në hi”.

Lidhur me bombardimet e lëshuara mëngjesin e sotëm ndaj Izraelit, Garda Revolucionare ka deklaruar se ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi, me karburant të ngurtë dhe të lëngshëm, të pajisura me koka luftarake shkatërruese, si dhe ka aplikuar taktika të reja për të shmangur mbrojtjen ajrore të armikut.

Sipas deklaratës, sulmet ishin të drejtuara ndaj aeroportit, një qendre kërkimore biologjike të “entitetit sionist”, si dhe bazave mbështetëse dhe qendrave të komandës.

Ora 08:12
CNN: Avionët bomardues të SHBA hodhën 12 bomba 14-tonëshe nga 6 avionë B-2 mbi impiantin bërthamor Iranian ‘Fordow’

1750572785_68578adf72f61.jpg

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur 12 bomba të tipit “bunker buster” mbi impiantin bërthamor iranian të Fordow-t, duke përdorur gjashtë avionë bombardues B-2. Lajmi është bërë i ditur nga një burim amerikan për CNN.

E njëjta burim shtoi se nëndetëset amerikane kanë lëshuar 30 raketa cruise Tomahwk (Tlam) ndaj dy impianteve të tjera bërthamore iraniane: Natanz dhe Isfahan. Po ashtu, një nga avionët B-2 ka hedhur edhe dy bomba “bunker buster” mbi impiantin e Natanzit.

Ora 07:33
Bombardimet e SHBA/ Këshilltari i Khamenei: Tani raketa kundër anijeve amerikane dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit

1750570499_0d22c84e1c224ecbb8fbac94548b.jpg

Hossein Shariatmadari

Raketa kundër anijeve amerikane dhe mbyllja e ngushticës së Hormuzit – kjo është përgjigjja që Irani kërcënon t’i japë Shteteve të Bashkuara pas sulmit të natës ndaj tre impianteve bërthamore.

«Pas sulmit amerikan ndaj impiantit bërthamor të Fordow-t, tani është radha jonë», ka paralajmëruar Hossein Shariatmadari, kryeredaktor i gazetës konservatore Kayhan, e cila shpesh është identifikuar si “zëdhënëse” e Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Në një mesazh në Telegram, Kayhan citon Shariatmadarin të ketë thënë:

«Pa hezitim dhe pa vonesë, si hap të parë duhet të kryejmë sulme me raketa kundër flotës detare amerikane të vendosur në Bahrein dhe njëkohësisht të mbyllim ngushticën e Hormuzit për anijet amerikane, britanike, gjermane dhe franceze».

Mesazhi përmbyllet me një citat nga Kurani: «Vritini kudo që t’i gjeni».