SHBA-të e shqetësuara për "rastin Bytyçi"

SHBA-të e shqetësuara për "rastin Bytyçi"
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara për mosndëshkimin e vrasësve të vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999 dhe fton qeverinë serbe që “pa vonesë të vërë përgjegjësit para drejtësisë”, shkruajnë mediat kosovare.

“Vendimi i sotëm, në gjykimin e përsëritur kundër dy të akuzuarve se kanë dërguar vëllezërit Bytyçi në një kamp në Serbinë Lindore, ku edhe janë vrarë, tregon se ata që kanë ndihmuar dhe kryer këto vrasje, ende nuk janë arrestuar dhe s`janë sjellë para drejtësisë”, ka thënë një zyrtar i Ambasadës amerikane në Beograd.

“Presim që autoritetet serbe të sjellin sa më shpejt para gjyqit të gjithë individët të të gjitha niveleve, që janë përgjegjës për këto vdekje. Ky mbetet prioritet i lartë në marrëdhëniet tona dypalëshe”, citohet të ketë thënë zyrtari i Ambasadës Amerikane.

Vëllezërit Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi në Serbi janë kapur si robër lufte, ndërsa janë përpjekur të shpëtojnë jetën një familjeje rome nga Kosova duke e transportuar atë drejt kufirit dhe  “janë ekzekutuar” pa gjykimin e duhur.

Dhoma për krime lufte e Gjykatës së Lartë në Beograd ka shfajësuar sërish Sreten Popovicin dhe Millosh Stojanoviç, nga akuzat se kanë ndihmuar në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, në Petrovo Sello në vitin 1999.

Duke e arsyetuar aktgjykimin, kryetari i panelit, Ratko Popovic, ka thënë se gjatë përsëritjes së procedimeve, nuk është vërtetuar se të pandehurit kanë ndihmuar personat X në vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

Më herët, prokuroria, ka deklaruar se për veprën penale, për të cilën akuzoheshin pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme, parashihej dënimi prej së paku pesë vitesh burg. Gjykata e Apelit në Beograd e kishte anuluar vendimin e shkallës së parë për shfajësim të Popovicit dhe Stojanoviç.
/rg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e pengjeve, Netanyahu kërcënon Hamasin: Do t’ju t’ju ​​kapim dhe do t'u nxjerrim në gjyq

Vrasja e pengjeve, Netanyahu kërcënon Hamasin: Do t’ju t’ju ​​kapim dhe do t'u nxjerrim në gjyq