NJU JORK, 15 dhjetor /ATSH-AFP/ - Të paktën pesë persona u vranë sot në mëngjes, me shumë mundësi, nga i njëjti person në veriperëndim të Filadelfias, njoftoi policia lokale.
"Pesë të vdekur, dy në Lansdale, dy në Lower Salford dhe një në Souderton", theksoi policia e Montgomery County në rrjetin social "Twitter" duke shtuar se i dyshuari ishte kapur menjëherë në një shtëpi në Suderton, lokalitet rreth 56 kilometra në veriperëndim të Filadelfias.
"Në Landsdale, viktika ishte një grua", theksoi policia.
Rrugët ishin bllokuar në sektorin Suderton dhe ekipet e ndërhyrjes të policisë ishin dërguar në vend.
Sipas stacionit televiziv lokal 6ABC, i dyshuari për vrasjen e pesë personave ishte një ish-ushtarak./
/ec/ a.jor.