KOLORADO - Të shtëna me armë në gjimnazin "Arapahoe" në Kolorado.

Nga të shtënat, dy nxënës kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore ndërkohë që mediat Amerikane raportojnë se i dyshuari, nxënës në këtë gjimnaz është gjetur i vdekur brenda gjimnazit dhe dyshohet se ai mund të ketë vrarë veten.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 me orën lokale dhe rreth orës 19:00 me orën ne vendin tonë.

Gjimnazi  "Arapahoe" ka një numër prej 2229 nxënës.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë evakuar disa nga nxënësit e gjimnazit.

Në zonën përreth shkollës kanë mbërritur dhe prindër të shumtë sapo kanë marrë lajmin nga mediat.


Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)