9 persona janë vrarë në një kishë afro-amerikane në çarlston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet vendase e kanë cilësuar vrasjen si një ‘’krim urrejtjeje’’. I dyshuari kryesor është një mashkull i bardhë 21 vjeç, i cili është ende në kërkim
Policia amerikane e ka cilësuar si ‘’krim urrejtjeje’’ vrasjen e 9 personave në një kishë afro-amerikane në Çarlston të Karolinës së Jugut. I dyshuari mendohet të jetë një mashkull i bardhë 21 vjeçar, i cili është ende në kërkim nga policia.
Ndër viktimat ishte dhe pastori i kishës në të njëjtën kohë dhe senator i karolinës së jugut, Klementa Pikni. Ngjarja ka ndodhur gjatë një séance lutjeje rreth orës 9 të darkës me orën lokale. Një grua që ishte e pranishme në Kishë por që i shpëtoi masakrës tha se vrasësi e kishte lënë të lirë që të tregonte se çfarë kishte ndodhur.
Ajo tha se vrasësi ishte ulur në Kishë para se të fillonte të qëllonte. Kryetari i Bashkisë së Çarlstonit, Xho Majerit, tha se vrasje ishte një tragjedi e pashprehshme. Sipas një raporti të Forbes, kërkesit e Harvardit tetorin e kaluar zbuluan se vrasjet e shumëfishta në SHBA janë trefishuar në 3 vitet e kaluara. Midis viteve 1982 dhe 2001 vrasje të shumëfishta ndodhnin çdo 200 ditë, ndërsa nga shtatori 2001 dhe deri sot vrasjet e shumëfishta ndodhin çdo 64 ditë.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com