Nju Jork - Organizatori i burgosur i bombës së vënë në 1993-in në Qëndrën Botërore të Tregtisë ka kërkuar që, pas gati dy dekadave, t’i hiqet kufizimi i komunikimit me argumentin se ai nuk është më një kërcënim për sigurinë kombëtare. Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij për CNN.
Ramzi Yousef është mbyllur në një qeli në burgun federal "Supermax" në Kolorado që nga viti 1998. Një rregullore prej 15 faqesh i ka vënë atij kufizime në marrëdhënie me të afërmit, avokatët dhe të burgosurit e tjerë; ai mund të lexojë libra dhe të shohë televizor, por gazetat dhe revistat i censurohen.
Tashmë 44 vjeç, Yousef "nuk duhet të konsiderohet më si një kërcënim për sigurinë kombëtare", tha avokati i tij, Bernard Kleinman, për CNN. "Nëse qeveria mendon se ai është kërcënim, duhet të japë argumente për ta konfirmuar pse-në”.
Gjyqtari i SHBA-së, Kevin Duffy, që e dënoi Yousef me 20 vjet burg, e ka quajtur atë "një virus që duhet mbajtur mbyllur dhe sa më larg". Yousef u arrestua në vitin 1996 në një komplot që synonte të bombardonte aeroplanët amerikanë në Azi dhe është nipi i Khalid Sheikh Mohammed – të akuzuarit si organizator i sulmeve në Qendrën Botërore të Tregtisë.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com