NJU JORK, 19 nëntor /ATSH-AFP/ - Një stuhi e fuqishme dëbore shkaktoi të paktën tetë të vdekur në verilindje të SHBA-së, gjashtë prej të cilëve në rajonin, Buffalo duke shkaktuar kaos në rrugë si pasojë e automjeteve dhe autobusëve të bllokuar nga dëbora dhe mijëra amerikanë të privuar nga energjia elektrike.
Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetëra rajone në veriperëndim të shtetit të tij duke i bërë thirrje Gardës Kombëtare dhe paralajmëruar popullsinë.
"Nëse ndodheni në një sektor të prekur nga stuhia, mos udhëtoni. Atje do të ketë shumë dëborë", deklaroi ai.
Më shumë se 1,50 metër dëborë ka rënë në 24 orët e fundit në disa rajone. Sipas autoriteteve lokale, rajonet më të prekura në tre ditë kanë regjistruar rreth 1,80 metra dëborë, aq sa bie zakonisht në një vit./
/ec/  a.jor.