ShBA, Thaçi sot takimin e parë
me zv/presidentin Joe Biden

ShBA, Thaçi sot takimin e parë<br />me zv/presidentin Joe Biden
UASHINGTON - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të kësaj vizite në Uashington, sipas njoftimit të Kryeministrisë, Thaçi sot takimin e parë do ta zhvillojë me zv/presidentin e SHBA-së, Joseph Biden.

Më pas do të vijojë takimet me zëvendëssekretarin e Departamentit të Shtetit, William Burns, nënsekretarin e Mbrojtjes, James Miller, kongresmenin Eliot Engel, si dhe shumë senatorë, kongresmenë dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

Siç bën të ditur "Koha ditore", përpos takimeve zyrtare dhe intervistave me medie të njohura amerikane, kryeministri Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në universitetin "John Hopkins". Gjatë kësaj vizite në SHBA po ashtu  do të vizitojë edhe shtetin e Lowas, me të cilin Kosova ka të nënshkruar marrëveshjen për partneritet. Në Lowa, Thaçi do të takojë përfaqësues të shtetit, si dhe investitorë dhe biznesmenë të këtij shteti.

Në përmbyllje të vizitës në SHBA, kryeministri Thaçi do të qëndrojë në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë vizitë atë e shoqërojnë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

Vizita e kryeministrit të Kosovës në SHBA vjen pas qëndrimit dhe takimeve me zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe javën e kaluar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)