I dërguari special dhe koordinator për çështje energjetike ndërkombëtare në Departamentin Amerikan të Shtetit, Amos Hoshtajn, i bëri thirrje qeverisë greke që shpejtë të marrë vendime në lidhje me Gazsjellësin Transadriatik (TAP).
Në një intervistë për gazetën "To Vima", Hoshtajn, i cili për momentin është në bisedime në Athinë për energjetikën, bashkëpunimin dhe sigurinë, theksoi se Greqia duhet t'i shfrytëzojë përparësitë dhe mundësitë, "me qëllim që të luajë rolin e duhur në sferën energjetike rajonale". Sipas tij, SHBA dëshiron ta mbështesë Greqinë, e cila është pjesë e njërit prej planeve energjetike "më interesante" në Evropë.
Funksionari amerikan në Athinë po bisedon lidhur me projektin për gazsjellësin interkoniektor Greqi-Bullgari (IGB), që është planifikuar të sigurojë një alternativë ndaj gazit natyror rus në tregun e Bullgarisë përmes lidhjes me TAP-in, i cili do të sjellë gaz azer, me mundësi për gazsjellës shtesë deri në Rumani dhe Hungari, ndoshta edhe deri në vendet baltike në veri.
"Gazsjellësi IGB mund të ofrojë mbështetje për gazsjellësin TAP, kështu që Greqia nuk është vetëm vend tranzit, por një lojtar i vërtetë, që do të ofrojë zgjidhje për sigurinë energjetike në Evropën Qendrore dhe Lindore", deklaroi Hoshtajn. Ai pranoi se ekzistojnë vështirësi financiare për IGB-në në Greqi, por shprehu bindjen se do të gjenden formula për tërheqjen e investimeve të nevojshme të huaja.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com