Dita e pestë e Lojërave Olimpike në Londër startoi me garën e 100 metrave stil i lirë në disiplinën e notit. Rivalët kryesor për të fituar medaljen e artë ishin kampioni i botës Mangusen dhe amerikani Adrian. Në fund ka arritur të triumfojë notari amerikan Adrian duke lënë në vendin e dytë australianin Magnusen dhe në shkallën e fundit të podiumit kanadezin Hayden.

Në kategorinë e femrave, në garën e 200 metrave stil flutur ka fituar kinezja Jiao me 2 minuta 4 sekonda dhe 6 të qindat . Në vendin e dytë është renditur spanjollja Garcia, ndërsa e treta japonezja Hoshi.

Në gjimnastikën artistike dhe pinpong nuk ka pasur shumë histori, pasi kanë dominuar dukshëm kinezët duke vendosur hegjemoninë.

(d.b/shqiptarja.com)