SHBA, Trump emëron Patrick Shanaham Sekretarin e ri Amerikan të Mbrojtjes
Patrick Shanahan, i emëruar Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes
Zëvendëssekretari i Mbrojtjes Patrick Shanahan është emëruar shef i ri i Pentagonit, lajm i cili është njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të zgjedhur Shanahan si Sekretarin e ri Amerikan të Mbrojtjes vjen pas dorëheqjes së ish sekretarit James Mattis i cili më herët ishte deklaruar në letrën e dorëheqjes që pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump, transmeton BBC.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Tëitter, presidenti amerikan Trump njofton se Shanahan do ta marrë rolin e tij më 1 janar.
“Është kënaqësi për mua të njoftoj se zëvendësministri i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të shërbejë si ministër i Mbrojtjes prej 1 janar 2019. Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve gjatë shërbimit si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më parë në ‘Boeing’. Ai do të jetë i shkëlqyeshëm,” shkruan Trump në Tëitter.
Jim Mattis u bë Sekretar i Mbrojtjes pak pas fillimit nga detyra të presidentit Trump dhe është një nga anëtarët më jetëgjatë të kabinetit.
Ndërkohë, pak ditë më parë PresidentiTrump ishte deklaruar se sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, do të largohej nga posti i tij në muajin shkurt për të dalë në pension pas ushtrimit prej dy vitesh të detyrës së tij si sekretar i mbrojtjes.
Lajmi për largimin e zotit Mattis doli një ditë pasi presidenti Trump njoftoi se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Siria, pasi forcat e mbështetura në Shtetet e Bashkuara kishin bërë një përparim të dukshëm ndaj forcave të shtetit islamik, një vendim që hasi në një kundërshtim nga anëtarët e kabinetitit të Pentagonit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1551
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
'Luftë civile' në kampin e Trump, të gjithë kundër Musk pasi i doli në krah emigrantëve të kualifikuar
27 Dhjetor, 21:22
-
Nju Jork, i vuri flakën një gruaje në metro, 33 vjeçari nën akuzë për vrasje e zjarrvënie
27 Dhjetor, 21:08
-
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin
27 Dhjetor, 20:56
-
Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së
27 Dhjetor, 20:45
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor, 20:13
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor, 19:39
-
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
27 Dhjetor, 18:35
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15
-
SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri
27 Dhjetor, 11:13
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03
-
Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor
27 Dhjetor, 09:54