Shtetet e Bashkuara do të vendosin trupa dhe pajisje ushtarake në Europën Lindore. Kjo lëvizje bëhet me qëllim parandalimin e një sulmi rus, veçanërisht ndaj vendeve Balltike.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i lartë amerikan, pas një shkrimi të New York Times mbi këtë çështje.
Shtetet e Bashkuara kane ne plan te vendosin trupa dhe pajisje ushtarake në Europën Lindore, veçanërisht në vendet Balltike. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i larte amerikan në cilësinë e anonimitetit, siç raporton Reuters.
Kjo lëvizje do të bëhet me qëllim frenimin e synimeve ruse drejt këtyre vendeve. SHBA kërkon të sigurojë partneret e NATO-s në Europën Lindore për gatishmërinë e saj për t’i mbrojtur në rast të një agresioni rus.
Gazeta amerikane New York Times shkruan se Pentagoni është i gatshëm të vendosë tanke dhe armë të tjera të rënda në Europën Lindore në dispozicion të një force ushtarake prej të paktën 5 mijë trupash. Zyrtari amerikan duke komentuar lajmin e New York Times deklaroi se SHBA do të pozicionojnë pajisje domethënëse.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë qysh nga fundi i luftës së ftohtë, që Shtetet e Bashkuara vendosin trupa dhe pajisje ushtarake në vendet e reja të NATO-s në Europën Lindore.
Vetëm pak ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se vetëm në ëndrrat e një të çmenduri mund të mendohej që Rusia të sulmonte një vend anëtar të NATO-s.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com