/ATSH-AFP/ - SHBA-ja ka hequr sot Kubën nga lista e zezë e shteteve që mbështesin terrorizmin, në kuadër të afrimit historik mes dy vendeve pas më shumë se një gjysmë shekulli ftohjeje.
Ky vendim, i njoftuar nga departamenti amerikan i Shtetit, ishte pritur që kur presidenti amerikan, Barack Obama e mbështeti në mes të muajit prill dhe që Havana e kishte vendosur si kusht paraprak për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin./