UASHINGTON - SHBA-ja dënoi ekzekutimin sot të një iranianeje 26 vjeçare dhe ngriti dyshime të forta mbi zhvillimin e procesit që njohu vjazën e re të fajshme për vrasjen e një burri, që sipas saj e kishte përdhunuar.
"Ne e dënojmë ekzekutimin sot në mëngjes në Iran të Reyhaneh Jabbari", njoftoi zëdhënësja e deparatamentit të Shtetit, Jennifer Psaki, në një komunikatë për shtyp.
"Ka dyshime të thella mbi mbarvajtjen e procesit dhe rrethanat mbi këtë dosje, ku ka raporte për rrëfime të dhëna nën presion", sipas Psaki-t.
Reyhaneh Jabbari, 26 vjeç, u dënua me vdekje në vitin 2009 për vrasjen në korrik të vitit 2007 të Morteza Abdolali Sarbandi, një kirurg dhe ish-punonjës në ministrinë e Informacionit. Ajo e goditi me thikë për t'u mbrojtur ndëkohë që ai përpiqej ta sulmonte seksulisht, sipas saj.
"Amnesty International" e dënoi gjithashtu dënimin me varje të vazjës së re, duke e cilësuar si një njollë të re në aspektin e të drejtave të njeriut në Iran dhe një shkelje të drejtësisë.
Një ekspert i OKB-së kishte pohuar gjithashtu në prill se gjykata nuk kishte marrë parasysh të gjitha provat dhe se rrëfimet e dekorueses ishin marrë nën presion.
Sipas disa burimeve të besueshme të cituara nga ekspertët, Morteza Abdolali Sarbandi kishte sulmuar fizikisht dhe seksualisht vajzën e re që, duke u përpjekur që të mbrohej, e kishte goditur me thike para se të ikte dhe të thërriste ambulancën./ATSH/