Mbledhja e planifikuar e Qeverisë ku pritej që të procedohet Demarkacioni në Kuvend ka dështuar.
Shefi i ekzekutivit, Isa Mustafa, bashkë me partnerin e madh të koalicionit Kadri Veselin ishin në takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie.
Ambasada e Amerikës i ka dhënë ultimatum Qeverisë dhe Kuvendit që ta votojnë pa asnjë vonesë Demarkacionin, përderisa opozita është e bindur se nesër do të bjerë Qeveria, shkruan sot Gazeta "Zëri".
Me këtë rast përfaqësues të Qeverisë kanë bërë të ditur se shkuarja e Demarkacionit në Qeveri dhe në Kuvend është shtyrë deri pas seancës së mërkurës, kur pritet të votohet mocioni i votëbesimit.
Kjo shtyrje ka bërë që përsëri të reagojë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, e cila i ka dhënë ultimatum Qeverisë, Kuvendit dhe deputetëve të Kosovës që pa asnjë vonesë ta procedojnë dhe ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Në reagimin e Ambasadës Amerikane ndër të tjera potencohet se pas shqyrtimit të konsiderueshëm nga ekspertët e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vija e kufirit e caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com