SHBA/ Urdhëroi injorimin e mbështetësve të Trump gjatë uraganit Milton, punonjësi i emergjencave pushohet nga puna

SHBA/ Urdhëroi injorimin e mbështetësve të Trump gjatë uraganit Milton, punonjësi i emergjencave pushohet nga puna

Deanne Criswell

Një punonjëse e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) është pushuar nga puna pasi kishte udhëzuar punonjësit që ndihmonin të mbijetuarit e uraganit të mos shkonin në shtëpitë me tabela mbështetëse për Presidentin e zgjedhur Donald Trump, tha udhëheqësja e agjencisë në një deklaratë të shtunën (10 Nëntor 2024).

“Kjo është një shkelje e qartë e vlerave dhe parimeve thelbësore të FEMA-s për të ndihmuar njerëzit, pavarësisht përkatësisë së tyre politike,” tha Administratorja e FEMA-s, Deanne Criswell, në një deklaratë në rrjetet sociale. “Kjo ishte e dënueshme.”

Sipas CBS News, agjencia nuk e ka identifikuar publikisht punonjësen dhe as nuk tregoi vendndodhjen e ngjarjes.

Por guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, duke e quajtur atë “diskriminim të qëllimshëm” ndaj banorëve të Floridës që mbështesin Trump-in, tha se ngjarja ka ndodhur në Florida. DeSantis tha se ka udhëzuar Divizionin e Menaxhimit të Emergjencave të Floridës të fillojë një hetim për çështjen.

“Përdorimi flagrant i qeverisë si armë nga aktivistët partiakë në burokracinë federale është edhe një arsye tjetër pse administrata Biden-Harris po i afrohet ditëve të fundit,” tha DeSantis në rrjetet sociale.

“Lidershipi i ri po vjen në Uashington dhe jam optimist që këta burokratë partiakë do të pushohen nga puna,” shtoi ai.

Në deklaratën e FEMA-s dhe komentet e DeSantis-it nuk kishte detaje rreth kohës apo komunitetit ku ndodhi incidenti. Punonjësit e FEMA-s janë në shtet duke ndihmuar banorët të rimëkëmben nga Uragani Milton, i cili shkatërroi shumë komunitete në Florida muajin e kaluar.

Criswell tha se është e vendosur të mbajë punonjësit përgjegjës.

“Do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë,” tha ajo.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë