Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry përshëndet Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë. Shqipëria, thotë zoti Kerry, ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, shton ai, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s, që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë.Shqipëria, është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik.