Ushtria amerikane ka dërguar aksidentalisht disa mostra antraksi në nëntë laboratorë të ndyrshëm në të gjithë vendin. Një laborator i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së në Utah, kishte dërguar gabimisht mostrat në laboratorët komerciale.

Autoritetet shëndetësore të qeverisë po punojnë për testimin e mostrave. Të gjitha mostrat Anthrax besohet se janë të siguruara dhe nuk ka pasur ekspozime. Deri tani nuk ka pasur asnjë kërcënim publik.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Col Steve Warren tha se Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po punon për të marrë mostrat, të cilat mendohet të kenë vdekur ose të jenë çaktivizuar. Por qeveria ka konfirmuar se një dërgesë kishte spore të gjalla.

Sporet e gjalla janë dërguar nga Utah në laboratorë të ndryshëm në Teksas, Maryland, Wisconsin, Delaëare, New Jersey, Tennessee, Nju Jork, Kaliforni dhe Virginia.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)