NJU JORK, 2 janar /ATSH-AFP/ - Mario Cuomo, i cili ka qenë guvernator i Nju Jorkut gjatë tre mandateve, nga viti1982 në vitin 1994, vdiq dje në moshën 82-vjeçare, njoftoi media amerikane.
Ish-guvernatori demokrat, që u konsiderua në atë kohë si një kandidat potencial për Shtëpinë e Bardhë dhe Gjykatën e Lartë, vdiq në të njëjtën ditë që djali i madh, Andrew Cuomo bëri betimin për një mandat të dytë si guvernator i Nju Jorkut.
"Ai nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht sot, por babai im ndodhet në këtë sallë. Ai është në zemrën dhe mendjen e çdo personi që ndodhet këtu", deklaroi Andrew Cuomo.
"Frymëzimi, trashëgimia dhe eksperieca e tij janë ato që e çuan këtë shtet aty ku ndodhet tani", theksoi ai.
I njohur për elokuencën në fjalimet e tij dhe për kundërshtimin e fortë për rivendosjen e dënimit me vdekje në Nju Jork, Mario Cuomo fitoi famë kombëtare me një fjalim të mbajtur në vitin 1984 në Konventën Demokrate./
/ec/










